Mirëseerdhët në Blogun e Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania Botime)

Sunday, February 26, 2012

Lidhjet letrare shqiptare-arabe

LIDHJET LETRARE SHQIPTARE-ARABE

Lidhjet letrare shqiptare-arabe 
Libri “Lidhjet letrare shqiptare-arabe” është ndër librat më me vlerë të shkruara nga ky autor. Ky libër, gjithashtu, është teza e tij e doktoraturës, e cila mbeti pa u botuar që nga viti 1981 (siç e përmend edhe vetë autori në parathënien e librit, pra për më shumë se 25 vjet), për të arritur që ta shohë dritën e botimit vetëm në vitin 2009. Një libër i tillë përmban një qasje studimore për herë të parë mbi lidhjet letrare shqiptare-arabe, ku vlen për t’u theksuar vlerësimi për autorin.
Autori jep në detaje dhe fakte mbi origjinën e kontakteve letrare mes shqiptarëve dhe arabëve, jep të dhëna mbi kontaktet e ndërsjella mes dy popujve e të tjera informacione që lexuesve në përgjithësi dhe në veçanti orientalistëve, gjuhëtarëve, letrarëve, historianëve, etj. do t’u shërbente shumë.
Urojmë që ky libër të tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe kritikëve shqiptarë.

Temat e librit janë si më poshtë:

Parathënie
Dy fjalë me rastin e botimit
Tabela e Transkriptimit
Hyrje
I. Objekti i studimit, qëllimi dhe rëndësia e tij
II. Ecuria metodike e studimit
Kreu I: Një vështrim mbi lidhjet historike
Kreu II: Urat e kalimeve të ndikimeve letrare shqiptare-arabe dhe anasjelltas
1. Sektet fetare
2. Ushtarët
3. Studentët (Talebët)
4. Valinjtë dhe nëpunësit
5. Haxhillëku
6. Kolonitë shqiptare në Arabi
7. Shoqatat letrare
Kreu III: Përbërësja arabe në letërsinë e popullit shqiptar
I. Mite të krijimit
a) Mite identike
II. Përrallat
a) Përralla identike
b) Përralla të ngjashme
III. Përralla me motive të përbashkëta
IV. Ndikime të ndryshme arabe
V. Gojëdhënat legjendare fetare
VI. Kallëzimet (Novelat)
VII. Fabulat
VIII. Anekdotat
IX. Fjalët e urta
X. Baladat
XI. Këngët legjendare
XII. Këngët kreshnike
XIII. Këngët historike
Kreu IV: Përbërësja arabe në letërsinë shqiptare
I. Letërsia shqiptare me alfabet arab para kohës së Rilindjes
1. Kur’ani
2. Tradita e Muhamedit
3. Gojëdhënat fetare
4. Poezia arabe
II. Letërsia shi’ite me alfabet arab e kohës së Rilindjes (1850-1912)
III. Letërsia shqipe e Rilindjes Kombëtare
IV. Letërsia shqipe shi’ite në mes të dy luftrave
V. Letërsia e re dhe bashkëkohore shqiptare
Kreu V: Kontributi i shqiptarëve në letërsinë arabe
I. Kontributi i shqiptarëve në poezinë arabe
II. Kontributi i shqiptarëve në dramaturgjinë arabe
III. Kontributi i shqiptarëve në romanin arab
IV. Kontributi i shqiptarëve në tregimin arab
Kreu VI: Letërsia shqiptare në botën arabe
I. Letërsia e krijuar në gjuhën shqipe
II. Letërsia shqiptare e krijuar në gjuhën arabe
III. Letërsia shqiptare e përkthyer në gjuhën arabe
Përfundim
Tregues (Prania e letërsisë shqiptare në shtypin arab)
Burimet dhe literatura

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Lidhjet letrare shqipare-arabe
Autor: Dr. Muhamed MUFAKU (ARNAUTI)
Përgatiti për botim: Ermal BEGA
Redaktor gjuhësor: Dr. Xhevat LLOSHI
Kopertina: ACFOS - Besnik HAMITI
ISBN 978-99956-646-0-2
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
Viti i botimit: 2009
Faqe: 296
Formati: A5

Çmimi i shitjes në librari: 900 lekë/7 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2009

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

PARATHËNIE

Lidhjet letrare shqiptare-arabe pasqyrojnë, në një mënyrë, edhe lidhjet historike që u zhvilluan në mes të shqiptarëve dhe arabëve, qoftë nëpërmjet turqve, që i nënshtruan këta dy popuj në një perandori, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Këto lidhje letrare trajtohen në këtë punim në aspektin e përgjithshëm ndërkombëtar, pra jo vetëm prej një drejtimi që përfaqëson dominimin e një ane mbi një anë tjetër, por në dy drejtime që pasqyrojnë gjallërinë krijuese të çdo kombi në letërsinë e tjetrit.
Jemi përpjekur t’u qasemi këtyre lidhjeve me metodologjinë shkencore, duke i përfshirë rrethanat, sidomos ato historike-letrare që kanë ndikuar në qarkullimin e ndikimeve letrare prej anës shqiptare në atë arabe si dhe prej anës arabe në atë shqiptare, duke i ndriçuar relacionet ndërmjet lidhjeve historike dhe lidhjeve letrare.
Ndonëse këto lidhje letrare shqiptare-arabe ofrojnë një lëndë shumë të pasur për studimet krahasuese në disa aspekte të ndryshme, mungojnë studime të hollësishme dhe nuk ekziston ndonjë studim monografik për to. Jemi përpjekur që nga gjithë këto ndikime reciproke që qarkullonin në mes të dy letërsive, shqiptare dhe arabe, të paraqesim një tërësi, që mund të përcjellë natyrën, vlerën dhe orientimin e këtyre ndikimeve reciproke.
Gjatë hartimit të studimit i kemi shfrytëzuar pothuajse të gjitha botimet e gjertanishme të folklorit shqiptar që janë botuar në Kosovë dhe një pjesë të mirë të atyre që janë botuar në Shqipëri, pastaj materialin arkivor të Arkivit të Kosovës dhe të Institutit Albanologjik të Prishtinës, materialet e pabotuara nga terreni, pastaj literaturën profesionale e shkencore në gjuhën shqipe e arabe si dhe në disa gjuhë të tjera. Për këtë arsye, ndiej obligim që të falënderoj për këtë temë të gjithë ata që më kanë ndihmuar me materiale të ndryshme, qoftë në viset shqiptare apo në vendet arabe. Në mënyrë të veçantë falënderoj Prof. Dr. Shefqet Pllanën i cili, në cilësinë e mentorit, më ka ndihmuar me sugjerime që nga hartimi i konceptit të parë e deri në përfundimin e temës. Po ashtu, falënderoj edhe Prof. Dr. Rexhep Qosjen dhe Prof. Dr. Nazif Hoxhën, për disa vërejtje që më kanë dhënë gjatë hartimit të këtij studimi.
Brenda mundësive dhe kushteve ekzistuese jemi përpjekur që të paraqesim këto lidhje letrare, për të cilat kërkimet tona do t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen për paraqitjen e aspekteve të reja të këtyre lidhjeve.

Prof. Dr. Muhamed MUFAKU (ARNAUTI)

Sunday, February 19, 2012

Hafiz Ibrahim Dalliu (Jeta dhe vepra)

HAFIZ IBRAHIM DALLIU
(Jeta dhe vepra)

Hafiz Ibrahim Dalliu (Jeta dhe vepra)
Libri biografik “Hafiz Ibrahim Dalliu (Jeta dhe vepra)” është libri i parë autorial nga autori Xhemal Balla. Më pas, profesori dhe pedagogu Xhemal Balla vijoi me shkrimin dhe botimin e disa librave të tjerë në lidhje me personalitete të ndryshëm dhe intelektualë të famshëm muslimanë të Tiranës, si për Hafiz Ibrahim Dalliun (Kur’ani dhe njeriu, I dhe II, komentim të veprës “Ajka e kuptimeve të Kur’ani Qerimit”, 2009), për jetën dhe veprën e Haxhi Hafiz Mahmud Dashin (2010), si dhe tani së fundi për jetën dhe veprën e Hafiz Mustafa Doracit (2011), të gjithë këta personalitete, dijetarë dhe intelektualë të mëdhenj muslimanë të Tiranës, të “harruar” për fat të keq në përgjithësi nga masa. Shpresojmë që figura të tjera të mëdha si këta që na janë ofruar në botim nga profesor Xhemal Balla, të pasohen me studime të tjera biografike qoftë nga ky autor ashtu dhe nga autorë e studiues të tjerë, për të nxjerrë në dritën e botimit personalitet e vjetër muslimanë shqiptarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Temat e librit janë si më poshtë:

Hyrje
1. Jeta e Hafiz Ibrahim Dalliut
2. Idetë dhe pikëpamjet patriotike e atdhetare të Hafiz Ibrahim Dalliut
3. Hafiz Ibrahim Dalliu mësues e edukator
4. Hafiz Ibrahim Dalliu shkrimtar, gazetar e publicist
5. Krijimtaria fetare e Hafiz Ibrahim Dalliut
- Kur’ani, Libër Hyjnor (Ajka e Kuptimeve të Kur’ani Kerimit)
- Mësime teorike dhe praktike të moralit islam
- E lemja dhe jeta e të madhit Muhammed
- Udha muhammedane
- Besimet e muslimanëve
- Hadithi Erbein
- Ç’asht Islamizmi
- Texhvidi
- Dhuntia e Ramazanit
- Libri i së falmes
- Degët e Imanit
6. Vlerësime e komente
- Refleksione shkencore të Dalliut në veprën “Ajka e kuptimeve të Kur’ani Kerimit”
- Interpretimi bashkëkohor i Kur’anit nga Hafiz Ibrahim Dalliu
- Kontributi i Hafiz Ibrahim Dalliut në historinë e kulturës dhe shkencës islame
Përfundim
Pjesë nga krijimtaria letrare e Hafiz Ibrahim Dalliut
Literatura e shfrytëzuar
Dy fjalë për autorin

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Hafiz Ibrahim Dalliu (Jeta dhe vepra)
Autor: Xhemal BALLA
Përgatiti për botim: Ermal BEGA
Redaktore: Lira MUSOLLARI
ISBN 978-99956-646-3-3
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
Viti i botimit: 2008
Faqe: 230
Formati: A5
Botimi i parë

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2008

Sunday, February 12, 2012

Balsami i Lumturisë

BALSAMI I LUMTURISË

 Balsami i Lumturisë
Libri “Balsami i Lumturisë”, është një libër filozofie. Ai është shkruar nga dijetari i madh musliman pers Imam Muhammed al-Gazzali, i cili gjatë kohës në të cilën jetoi, shkroi gjithashtu edhe librin e tij më të famshëm, Ihja Ulum ed-Din (Ripërtëritja e diturive fetare), përveç librave të tjerë të njohur. Besojmë se pas leximit të këtij libri, lexuesit do të marrin balsamin për shumë sëmundje të ndryshme shoqërore dhe shpirtërore.

Temat e librit janë si më poshtë:

TRYEZA E LËNDËS

PJESA E PARË

PARAQITJE

Kreu I: Njohja e Vetvetes
Kreu II: Njohja e Zotit
Kreu III: Njohja e kësaj bote
Kreu IV: Njohja e Jetës së Përjetshme
Kreu V: Valleja dhe muzika si ndihmëse të jetës fetare
Kreu VI: Kqyr veten dhe kujto Zotin
Kreu VII: Martesa si ndihmëse ose ndalesë e jetës fetare
Kreu VIII: Dashuria e Zotit

PJESA E DYTË

Natyra e Njeriut
Liria dhe Përgjegjësia e Njeriut
Alegoria e Penës
Kibari dhe Fodulli
Miqësia dhe Sinqeriteti
Natyra e Dashurisë
Prapësirat që Pengojnë Rrugën e Dashurisë Hyjnore

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Balsami i Lumturisë (Kimia-i-Seadet)
Autor: Imam Muhammed al-GAZZALI
Përktheu në shqip: Ahmet RAMO
Përshtati dhe përgatiti për botim: Ermal BEGA
Design & Layout: ACFOS - Ilir HOTI
Radhitja kompjuterike: Arta TAHIRI
ISBN 978-99956-646-4-0
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
Viti i botimit: 2008
Faqe: 146
Formati: A5

Çmimi i shitjes në librari: 500 lekë/3.5 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2008

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

Sunday, February 5, 2012

Arabët

ARABËT

Arabët
Broshura “Arabët”, nga orientalisti i mirënjohur skocez G.A.R. Gibb është kontributi i parë i këtij autori në gjuhën shqipe. Autori aty flet shkurtimisht mbi gjendjen e botës arabe gjatë kohës që ai jetonte, pra në fillim të shekullit 20. Ai vetë, një skozec i cili prej fëmijërisë së tij ka kaluar 5 vjet në Egjipt, e njeh shumë mirë botën arabe, duke shkruar më vonë këtë vështrim mbi jetën e atyre popujve.

Temat e librit janë si më poshtë:

Parathënie

I. Formimi psikologjik

II. Faktorët njerëzorë

III. Egjipti

IV. Azia arabe

V. Magrebi

VI. Nacionalizmi arab

Të dhëna mbi librin:

Titulli i librit në anglisht: The Arabs
Autor: G.A.R. Gibb
Përktheu në shqip: Klodiana SMAJLAJ
Redaktor gjuhësor: Ermal BEGA
Kopertina: Besnik HAMITI
ISBN 978-99956-646-6-4
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
E-mail: acfos_albania@yahoo.com
Viti i botimit: 2009
Faqe: 32
Formati: A5

Çmimi i shitjes në librari: 100 lekë/0.80 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2008

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

LinkWithin

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...