Mirëseerdhët në Blogun e Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania Botime)

Sunday, March 25, 2012

Arkitektët e mendimit shkencor në qytetërimin islam


ARKITEKTËT E MENDIMIT SHKENCOR NË QYTETËRIMIN ISLAM
Vula nga biografitë e dijetarëve muslimanë në periudha të ndryshme

Arkitektët e mendimit shkencor në qytetërimin islam
Libri “Arkitektët e mendimit shkencor në qytetërimin islam - Vula nga biografitë e dijetarëve muslimanë në periudha të ndryshme, bën fjalë për prezantimin e kontributit të një numri të dijetarëve dhe shkencëtarëve muslimanë të cilët kanë dhënë kontribute të mëdha në shkencë, duke u bërë pionierë botërorë të zhvillimeve të mëdha shkencore që bota i njeh vetëm sot. Autorja e librit, një arabe nga Maroku, profesoresha Halima al-Ghrari, ka përzgjedhur vetëm 40 prej shkencëtarëve më të mëdhenj dhe më të spikatur muslimanë nga mbarë bota islame, të cilët me kontributet e tyre shkencore gjatë shekujve hapën rrugën e zhvillimit shkencor modern. Emrat e tyre do të skaliten gjithmonë me shkronja të arta në historinë e zhvillimit dhe qytetërimit botëror, dhe ata do të mbeten gjithmonë në piedestalin botëror të shkencës, sepse bazë e tyre ka qenë gjithmonë dituria hyjnore e mbështetur në Kur’an, librin e shenjtë hyjnor të zbritur nga Krijuesi i të gjitha botëve.

Temat e librit janë si më poshtë:

Parathënie
Hyrje
1. Xhabir ibn Haijan
2. Al-Havarizmi
3. Ibn Rabban al-Tabari
4. Al-Fargani
5. Senad ibn Ali
6. Benu Musa Ibn Shakir
7. Al-Kindi
8. Al-Razi
9. Al-Battani
10. Al-Farabi
11. Abdurrahman Sufi
12. Abul Vafa al-Buzxhani
13. Al-Maxhriti
14. Ibn al-Xhezzar
15. Ibn Junus
16. Al-Zahravi
17. Abu Sehl al-Kuhi
18. Al-Kerhi
19. Ibn Sina
20. Ibn al-Haitham
21. Al-Biruni
22. Ibn Ridvan
23. Al-Zarkali
24. Ibn Xhizla
25. Umer al-Khajjam
26. Ibn Baxhxha
27. Abu Marvan Ibn Zuhr
28. Ibn Tufejli
29. Ibn Rushdi
30. Ibn al-Razez al-Xhezari
31. Al-Batruxhi
32. Ibn al-Bejtar
33. Nasir al-Din Tussi
34. Ibn al-Nafis
35. Al-Hasan al-Murakshi
36. Kutb al-Din al-Shirazi
37. Ibn al-Bena
38. Ibn al-Shatir
39. Al-Kashi
40. Ulug Beg
Biografitë e disa shkencëtarëve muslimanë
Bibliografia

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Arkitektët e mendimit shkencor në qytetërimin islam - Vula nga biografitë e dijetarëve muslimanë në periudha të ndryshme
Nga arabishtja në anglisht e përktheu: Abdulaziz HAUARIA
Përktheu nga gjuha angleze: Ermal BEGA
Redaktor gjuhësor: Ermal BEGA
Kopertina: ACFOS - Besnik HAMITI
ISBN 978-99956-646-9-5
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
Viti i botimit: 2010
Faqe: 140
Formati: A5

Çmimi i shitjes në librari: 400 lekë/3 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2010

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

Parathënie

Botimi i këtij libri në gjuhën arabe, angleze dhe franceze, ndodh brenda kornizës së përpjekjeve të shfaqura nga Organizata Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (ISESCO) për të nxjerrë në pah kontributet e qytetërimit islam, në aspektet e ndryshme të saj, për pasurimin e qytetërimit njerëzor në përgjithësi, dhe në fushat e shkencës në veçanti. Këto kontribute përbëjnë themelet dhe bazat e ringjalljes së shkencës e cila u shfaq dhe lulëzoi në Perëndim, siç është pohuar nga autorë dhe historianë të shquar europianë dhe amerikanë të cilët punuan për historinë e shkencës gjatë shekujve.
Ky libër, të cilin Organizata Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ia prezanton lexuesve në të gjitha vendet e botës islame, dhe të gjitha vendeve në Lindje dhe në Perëndim, është referenca më e plotë e cila paraqet jetëshkrimet e themeluesve kryesorë të mendimit shkencor në qytetërimin islam. Këta personalitete të shquara kontribuan në përparimin e gjithë njerëzimit dhe vunë themelet e progresit shkencor i cili u arrit në Europë në shekullin 19 dhe vazhdoi në shekullin 20, duke arritur përparime dhe një lulëzim të pashembullt në këtë fillim të mijëvjeçarit të tretë.
Profesoresha Halima Ghrari ishte e suksesshme në shpërndarjen e dritës rreth 40 dijetarëve muslimanë të famshëm dhe të shquar të cilët lulëzuan në periudha të ndryshme dhe kishin ndikime dhe kontribute të ndryshme në të gjitha fushat e shkencës, ku të gjithë ishin frymëzuar dhe udhëhequr nga thirrja e Islamit për kërkimin e diturisë dhe zotërimin e shkencave. Ata ishin rezultati i gjithë kësaj, të cilët u frymëzuan në qytetërimin islam në të cilin ata u rritën. Në këtë aspekt, ata mund të konsiderohen si themeluesit e qytetërimit të sotëm. Biografitë e tyre meritojnë që të lexohen dhe ata duhen ndjekur si shembuj të krijimtarisë shkencore dhe kulturore në të gjitha fushat.
Në librin e tij “Historia e shkencës islame”, Xhorxh Sarton e klasifikon veprimtarinë shkencore gjatë historisë në periudha, ku secila prej tyre zgjat gjysmë shekulli. Ai e ka emëruar secilën periudhë me emrin e një dijetari kryesor. Nga viti 750 deri më 1100 (350 vjet), të gjitha periudhat kanë emrat e dijetarëve të botës islame: Xhabir, al-Havarizmi, al-Razi, al-Mesudi, Abu al-Vafa, al-Biruni, Umer al-Khajjami. Ata ishin të gjithë dijetarë muslimanë, arabë, turq, afganë, dhe persianë të cilët zotëruan kiminë, matematikën, mjekësinë, gjeografinë, shkencat natyrore dhe astronominë. Që nga viti 1100, dhe për 250 vjet, dijetarët europianë përziheshin me dijetarët muslimanë, si p.sh. Ibn Rushdi, al-Tusi dhe Ibn Nefisi. Në atë kohë, qytetërimi europian modern nisi të lulëzonte dhe veprat shkencore islame u përkthyen, u studiuan dhe u zhvilluan, gjë e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite. Jetëshkrimet e të gjithë këtyre dijetarëve janë paraqitur në këtë libër. Ky fakt është pranuar dhe vërtetuar nga shkencëtari musliman arab i cili jeton në Gjermani, Dr. Muhammed Mensur, i cili është zgjedhur në mesin e 2000 personaliteteve që kanë kontribuar në qytetërimin njerëzor në shekujt e mëparshëm, në një përzgjedhje të realizuar me nismën e universitetit prestigjioz Kembrixh.
Vendosëm që ta botojmë këtë libër për të prezantuar këta 40 dijetarë në një pikëpamje e cila u jep mundësi një numri të gjerë lexuesish të të gjitha moshave që ta kuptojnë atë. Kjo orvatje vjen brenda strukturës së misionit fisnik. ISESCO përqiqet që të arrijë faktet e përhapura rreth qytetërimit dhe kulturës islame, duke treguar specifikat dhe bazat e tyre dhe duke e rikthyer kontributin e tyre të pasur për përparimin dhe prosperitetin e njerëzimit.
Zoti i shpërbleftë përpjekjet tona me sukses dhe na udhëzoftë neve në atë që është më e mirë për Ummetin (popullin) tonë islam dhe për gjithë njerëzimin.

Dr. Abdulaziz Uthman al-Tvaixhri
Drejtori i Përgjithshëm i
Organizatës Islame për Arsim,
Shkencë dhe Kulturë (ISESCO)
1424 Hixhri / 2003

Sunday, March 18, 2012

Muslimanët në kërkim të një identiteti

MUSLIMANËT NË KËRKIM TË NJË IDENTITETI
Muslimanët në kërkim të një identiteti

Temat e librit janë si më poshtë:

PARATHËNIE
e botimit anglisht të librit të Prof. Dr. Adnan Silajdžić me titull “Muslimanët në kërkim të një identiteti”
(Prof. Dr. Enes Karić)

PARATHËNIE (Prof. Dr. Adnan Silajdžić)

Kapitulli I
PIKËPAMJA MODERNE E SUNNETIT
Ri-interpretimi i Sunnetit
A. Disa shënime të rëndësishme terminologjike

B. Tradita në doktrinën e reformatorëve tradicionalë dhe modernë
1. Hadithi në mendimin reformist
2. Hadithi i vështruar nga modernistët
1. Zotëri Sejjid Ahmed Khan
2. Muhamed Abduhu
3. Fazlur Rahman
3. Përfundim

C. Burimet e të kuptuarit modern të hadithit
1. Koncepti Mu’tazilit i arsyes
2. Studimet bashkëkohore kritike të Biblës
3. Shkrimet e Shenjta të misionarëve protestantë
4. Pozitivizmi francez
5. Kuptimi orientalist i Traditës

D. Një vlerësim i Selefëve, dhe qasja reformiste e moderniste ndaj hadithit
1. Ndikimet e ulëta të mbetura brenda Traditës
(një pranim formal i burimeve bazë të Islamit)
2. Sfida vehabiste ndaj rëndësisë së traditës intelektualeislame
(mësimet e reformistëve “puritanë”)
3. Relativizimi i Traditës
(perceptimi racionalist i Islamit)

E. Një njohuri tërësisht e plotë e Islamit
Besimi (taklidi) dhe njohuria (ixhtihadi) në bashkëveprim të ndërsjellë
Bibliografi

Kapitulli II
MUSLIMANËT NDËRMJET TRADITËS DHE MODERNIZMIT
Ringjallja e Islamit në botën e sotme

1. Tradita dhe domethënia e saj
2. Modernizmi si antitezë e Traditës
3. Tradita dhe modernizmi në marrëdhënie të ndërsjellë
4. Sfidat e qytetërimit modern
5. Reagimet e muslimanëve ndaj sfidave të modernizmit
6. Drejt një modeli të ri të të kuptuarit të botës
7. Përfundim
Bibliografi

Kapitulli III
DIALOGU FETAR DHE SFIDAT E TË KUPTUARIT MODERN TË LIRISË

1. Nuk ka dialog pa liri të vërtetë
2. Dialogu dhe sfidat e filozofisë së globalizmit
3. Muslimanët dhe bota e krishterë ortodokse
4. Dialogu me kishat e reformuara - Rigjallërimi i ideologjisë së unilateralizmit
Bibliografi

Kapitulli IV
MODELI ISLAM I TË KUPTUARIT TË IDESË SË SHUMICËS NË EUROPËN E RE
Përvoja e Muhamed Al-Birunit
1. Përvoja europiane e multilateralizmit
2. Ndrydhja e idesë së pluralizmit në traditën fetare dhe politike të Europës
3. Multikulturalizmi në Bashkimin Europian - mundësitë dhe perspektivat
4. Qasja islame - përvoja e Al-Birunit
5. Përfundim
Bibliografi

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Muslimanët në kërkim të një identiteti
Autor: Prof. Dr. Adnan Silajdžić
Përkthyen nga gjuha angleze: Ermal BEGA & Klodiana SMAJLAJ
Redaktor gjuhësor: Ermal BEGA
Kopertina: ACFOS - Besnik HAMITI
ISBN 978-9928-4028-0-6
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
Viti i botimit: 2010
Faqe: 104
Formati: A5

Çmimi i shitjes në librari: 400 lekë/3 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2010

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

PARATHËNIE

E BOTIMIT ANGLISHT TË LIBRIT TË PROF. DR. ADNAN SILAJDŽIĆ ME TITULL “MUSLIMANËT NË KËRKIM TË NJË IDENTITETI”

Kohët moderne janë përcaktuar në mënyra të ndryshme në literaturë, ndonjëherë si epoka e makinës, ndonjëherë si epoka e teknologjisë, dhe shpeshherë si epoka në të cilën njerëzit e zakonshëm shfaqen në skenën historike, një epokë e revolucionit shoqëror dhe industrial, e udhëtimeve hapësinore, e globalizimit, e shteteve të mëdha, e luftrave botërore etj.
Pavarësisht nga emërtimet që i ngjiten epokës moderne, është pa dyshim e rëndësishme për njeriun modern që kjo epokë ka nxitur pasqyrime të reja mbi çështjen e identitetit. Edhe para kësaj, ne ishim qenie tokësore, por për t’u lidhur me planetin Tokë në mënyrë shpirtërore ne kryesisht komunikonim përmes një universi fetar. Toka dhe Qielli ishin të bashkuara me njohurinë se ato ishin krijesa hyjnore, secila prej tyre shumë njerëzore, natyra, Toka, dhe Qielli. Madje vetë historia është parë si asgjë tjetër veçse si vepër e Zotit, e dallueshme vetëm në atë se ajo u shpalos para syve tanë dhe me pjesëmarrjen tonë. Ajo ka qenë në këtë mënyrë për disa mijëra vite.
Megjithatë, fuqia teknologjike zbuloi dhe zhvilloi që para 3 shekujsh se ajo gjithnjë e më shumë po lë shenjën e saj mbi ne. Ajo është një fuqi që vetë ne e kemi menduar dhe e kemi vendosur në vetë duart tona. Ideja e fuqisë, fuqisë njerëzore, është tani një çështje e filozofisë, teologjisë, dhe shkencave të tjera shoqërore dhe natyrore.
Tani, në epokën e teknologjisë, ne jemi bërë sundimtarë, ndërmjetës dhe udhëheqës të shumë gjërave, duke përfshirë dhe çështjet e të tjerëve. Nëse feja ka pohuar se ne do të jemi zot të Tokës në emër të Zotit, tani, në moshën e teknologjisë, ne jemi duke u bërë gjithnjë e më shumë zot të Tokës - shpesh pa Zotin, dhe pa asnjë kufi të shenjtë.
Megjithatë, qëllimi ynë nuk është që të nisim një debat mbi zotësinë moderne të njerëzimit për të sunduar Tokën, por për të bërë disa vërejtje mbi problematizimin e identitetit në kohën tonë, në përputhje me librin e Prof. Dr. Adnan Silajdžić.
Në mesin e kësaj fuqie të pamasë teknologjike, shpirti njerëzor e pyet sërish veten se kush jemi ne dhe çfarë është shpirti, kush dhe çfarë është njeriu vetë. Besimi është ende me ne, diku, me ngathtësinë e tij dhe shpesh me pyetjet dhe përgjigjet shqetësuese. Nuk ka asnjë teknologji të aftë që t’i mohojë këto pyetje dhe përgjigje, që t’i zhvlerësojë ato, sepse vetë teknologjia është e vdekshme, meqenëse ajo është vepër e qenieve të vdekshme. Qeniet njerëzore të riprodhuara (klonet), gjithashtu, qofshin të shëndetshme dhe të forta, bile edhe të pashëm, do të përballen me vdekjen dhe, në çastin e vdekjes, ata do të pyeten se kush dhe çfarë janë.
Kështu që edhe në epokën e teknologjisë, ne jemi në kërkim të identitetit, jo vetëm siç ndodhte shekuj më parë. Identiteti ka nevojë për një atdhe, por gjithashtu na e ofron neve një të tillë, në të vërtetë shpesh duke zëvendësuar atdheun fizik.
Në këto ese të shkëlqyera, Prof. Dr. Adnan Silajdžić ofron shumë përgjigje në këtë kontekst ose në një të ngjashëm. Si pjesë e studimeve që ai jep mësim, i cili merret hollësisht me besimet më të mëdha botërore në epokën e modernizmit dhe të aftësisë teknologjike, esetë e Prof. Silajdžić janë një sfidë dhe një përgjigje ndaj shumë pyetjeve.
Një tipar veçanërisht i çmuar i këtij libri është se Prof. Silajdžić i drejtohet dilemave që u dalin përpara besimtarëve në përgjithësi, dhe muslimanëve në veçanti.
Në përmbledhjen e eseve në anglisht të cilën Prof. Dr. Adnan Silajdžić e ka titulluar Muslimanët në kërkim të një identiteti, ai e përqendron vëmendjen tonë në çështjet kryesore në ditët e sotme, që është gjithashtu edhe ajo e muslimanëve. Tradita, modernizmi, autoriteti, burimet e fesë, interpretimi i burimeve, pandryshueshmëria (taklid), risitë, interpretimet e reja të teksteve të shenjta (ixhtihad), globalizimi, patriotizmi, universaliteti - të gjitha këto janë tema të ndara në shumë fragmente të këtij libri të rëndësishëm, të cilat janë sjellë së bashku në një tërësi të kuptueshme. Dr. Adnan Silajdžić, një profesor i plotë në Fakultetin e Studimeve Islame, i cili mëson lëndën e akaid-it, nuk përshkruan vetëm çështjet dhe problemet e traditës (modernizmin, autoritetin, globalizmin, reformën etj.) vetëm nga perspektiva e tij, por, gjithashtu, duke u bazuar në teoricienët e modernizmit islam, Shah Vali Allah, Muhamed Abduhu, Shaukani, Fazlur Rahman, Sejjid Husein Nasr dhe të tjerë, ai shfaq pikëpamjet e tij dhe shtrirjen e tyre në kohët e sotme.
Me stilin e tij të veçantë, të drejtuar në mënyrë të jashtëzakonshme me metafora të poezisë ose me filozofi të brendshme, Dr. Adnan Silajdžić është përfshirë thellë siç e përzien në një përshkrim të ndeshjeve dhe përplasjeve bashkëkohore mes traditës islame në njërën anë dhe interpretimeve islame dhe muslimane të traditës në anën tjetër, në kontekstin e llogaritjeve historike të urdhëruara nga perëndimi dhe temave të globalizmit, laicizmit, modernizmit, pluralizmit etj.
Muslimanët janë në kërkim të identitetit të tyre - jo identitetit të tyre fetar, por të identitetit që ata mund ta fitojnë përmes përpjekjeve të tyre intelektuale dhe të marrin zotërimin e arritjeve të tyre shpjeguese përballë globalizmit, laicizmit dhe modernizmit. Këto janë pyetje për të cilat mendja moderne muslimane kërkon përgjigje; dhe janë këto pyetje, dhe përgjigjet ndaj tyre, të cilat do të përkufizojnë nëse muslimanët do të gjejnë forcën për të përcaktuar trajektoret e tyre të modernizmit.
Këto ese të shkruara nga Dr. Adnan Silajdžić mund të lexohen gjithashtu si komentimi i tij mbi temat dhe debatet kryesore teologjike të ditëve tona. Kjo është një tjetër vlerë e veçantë e faqeve të këtij libri.

Dr. Enes Karić
Profesor i plotë,
Fakulteti i Studimeve Islame
Universiteti i Sarajevës

Monday, March 12, 2012

Abdulkadër Arnauti - Jeta dhe vepra

ABDULKADËR ARNAUTI - JETA DHE VEPRA

Abdulkadër Arnauti - Jeta dhe vepra
Libri “Abdulkadër Arnauti - Jeta dhe vepra”, është libri i parë në gjuhën shqipe mbi jetën dhe veprën e Shejhut (dijetarit) të madh musliman me origjinë shqiptare, Abdulkadër Arnauti.
Ky libër është shkruar nga një prej ish-nxënësve të tij, ku tregon mbi prejardhjen e Shejhut, jetën dhe veprat e tij. Edhe pse kjo është një broshurë e vogël, vlera e këtij botimi është shumë e madhe, dhe shpresojmë që të hedhë pakëz dritë mbi një prej figurave më të spikatura islame (dhe shqiptare) të kohëve të sotme. Kontributi i shqiptarëve në Orient (Arnautëve) është shumë i madh, dhe veprat e tyre duhen treguar në formën e librave të tillë. Urojmë që vepra të tjera mbi jetën e personaliteve muslimane shqiptare në përgjithësi dhe mbi veprën dhe jetën e Abdulkadër Arnautit në veçanti, të shohin dritën e botimit në gjuhën shqipe.

Temat e librit janë si më poshtë:

Kreu I

Biografia e tij

- Emri, prejardhja, mbiemri
- Lindja, formimi i tij
- Vendbanimi i tij
- Emigrimi i tij për në Damask dhe vendet që vizitoi

Kreu II

Biografia shkencore e tij

- Personaliteti i tij
- Mësuesit dhe nxënësit e tij
- Udhëtimi e tij në kërkim dhe shërbim të dijes
- Mospërputhjet e tij me dijetarët e kohës së tij
- Qëndrimi i tij ndaj disa çështjeve të kohës së tij
- Qëndrimi i tij ndaj misticizmit dhe disa ekzagjerimeve në të kuptuarit e misticizmit

Kreu III

Shejhu dhe shkencat e hadithit të ndershëm profetik

- Mësimet e tij
- Përpjekja e tij në hadith dhe çfarë mësoi nga ai
- Shkrimi i hadithit dhe studimi i tij
- Metodologjia e argumentimit të shejhut me hadith
- Mbrojtja e sunnetit nga ana e tij
- Metoda e tij në xherh dhe ta'dil[1]

Kreu IV

Veprat e tij në shërbim të hadithit të nderuar profetik

- Shkaqet e përhapjes së këtij kontributi shkencor
- Metodologjia e tij në redaktim
- Librat dhe veprat e tij në redaktim
- Thëniet e tij rreth domosdoshmërisë së dijes dhe ndjekjes së Kur’anit dhe sunnetit
- Thëniet e dijetarëve të kohës së tij për të

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Abdulkadër Arnauti - Jeta dhe vepra
Autor: Mahmud Muhamed Xhemil El-Kesr
Përktheu nga gjuha arabe: Azem XHELADINI
Recensues: Alban ÇULI
Redaktor gjuhësor: Ermal BEGA
Kopertina: ACFOS - Besnik HAMITI
ISBN 978-99956-646-8-8
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
Viti i botimit: 2009
Faqe: 72
Formati: A5

Çmimi i shitjes në librari: 300 lekë/2.5 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2009

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

Fjala e botuesit

Me rastin e botimit të këtij libri, i cili flet për një nga dijetarët më të mëdhenj muslimanë të kohëve të fundit në gjithë botën islame, për Shejh Abdulkadër Arnautin, shpirti i të cilit u kthye tek Zoti i tij në fund të vitit 2004, patëm dëshirë që të shprehim dy fjalë në lidhje me botimin e këtij libri.
Pata fatin e mirë që të takohesha me të në vitin 2004, gjatë vizitës sime në Damask, ku qëndrova një vit për të praktikuar gjuhën arabe. Jam takuar me të pothuajse tre herë, dhe sa herë që shkoja ta takoja mbaj mend që më priste me shumë dëshirë, dashuri, nur të veçantë dhe gjithmonë më fliste në shqip. Në njërën prej këtyre takimeve, i kërkova që të dilja në fotografi me të e ta mbaja si kujtim, si dhe i kërkova që të bënim një intervistë së bashku, ashtu siç bëra të njëjtën gjë dhe më herët me dijetarin e njohur shqiptar të botës islame, po në Damask, me Shejh Vehbi Sulejman Gavoçin, me origjinë nga Shkodra, intervistë e cila u botua në muajin Janar 2006 në gazetën "Drita Islame" në Tiranë. Për të dalë në fotografi, ai nuk hezitoi aspak, por u ngrit me vështirësi nga karrigia e tij e ndershme dhe me bastunin e tij fisnik që përçonte një nur, si kërkues i diturisë që ishte, dhe doli te dera e zyrës ku i priste nxënësit dhe miqtë e tij, dhe së bashku bëmë një fotografi e cila do të mbesë për mua një kujtim i përjetshëm si në letër, ashtu dhe në zemrën time. Ndërsa, sa për intervistën, ai më tha: "Më mirë mos të bëjmë intervistë, jo se e kishte problem, por më mirë më tha do të të dhuroj një libër (librin të cilin tashmë e keni në duart tuaja në shqip), të cilin e ka shkruar një autor arab (një ish-nxënësi i tij) mbi jetën time, dhe merreni botojeni atje në Shqipëri". Dhe unë e pranova me gjithë dëshirë, duke dashur që të mos ta mundoja Shejhun (dijetarin) tonë të nderuar.
U bënë gati 4 vjet që nga vdekja e tij, dhe që kur më dhuroi librin, por për fat të keq gjatë kësaj kohe nuk arritëm që të gjenim mundësitë financiare për ta përkthyer në shqip dhe për ta shtypur këtë libër.
Megjithatë, më në fund me shumë sakrifica arritëm që ta botojmë këtë vit librin, duke shpresuar se libri mbi jetën e këtij dijetari musliman shqiptar, do të pasurojë më shumë librotekat tuaja dhe do të jetë një kontribut shumë i madh dhe modest për jetën dhe veprën e këtij njeriu të madh, me origjinë shqiptare. Shpresojmë që libri të shërbejë dhe si referencë për botimin e veprave të tjera.
Zoti e pranoftë Shejhun tonë të nderuar në xhennetet e Tij të begatshme, dhe neve na shtoftë punët e mira ndaj vetes dhe të tjerëve. Amin!
Ky libër është një tjetër kontribut mbi jetën dhe veprën e personaliteteve të njohur muslimanë shqiptarë, ku më herët "Qendra Shqiptare për Studime Orientale" ka botuar edhe vepra të tjera nga fusha e Orientalistikës, si ato të Hafiz Ali Korçës ("Rubaijjati i Umer Khajjamit", "Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë", "Jusufi me Zelihanë"), një libër për jetën dhe veprën e Hafiz Ibrahim Dalliut, etj.
Në fund falënderoj përkthyesin e kësaj vepre, Mr. Azem Xheladinin, dhe recensuesin Alban Çuli, të cilët me shumë dëshirë dhe përkushtim kontribuan për këtë libër, dhe më përkrahën për çdo gjë, duke treguar një respekt të veçantë për këtë botim.
Një falënderim i veçantë dhe i përzemërt është për Dr. Muhamed Mufakun (Arnauti) - nipi i Shejh Abdulkadër Arnautit, i cili na ndihmoi shumë me sugjerimet e tij për botimin e librit.
Zoti nuk ia humb askujt veprat e mira, sado të vogla qofshin, por ia shton më shumë. (Kur’ani)

Ermal BEGA
Drejtori Ekzekutiv
"Qendra Shqiptare për Studime Orientale"
13/06/2009



[1] Xherh dhe ta'dil: Disiplina e vlerësimit të transmetuesve (i sinqertë, i drejtë, i sigurtë dhe i rënë, i prishur, gënjeshtër) dhe si pasojë e këtij vlerësimi rezulton vlera e hadithit në: Sahih, Daif etj.

Sunday, March 4, 2012

Historia e shkencës islame

HISTORIA E SHKENCËS ISLAME

Historia e Shkencës Islame
Libri “Historia e Shkencës Islame”, është një ndër librat më të veçantë në lidhje me shkencën dhe qytetërimin islam, i cili i prezantohet lexuesit shqiptar. Autori i librit, orientalisti dhe historiani anglez Xhorxh Sarton, ka bërë një pasqyrim shumë të bukur të historisë së shkencës islame, duke treguar për kontributin e muslimanëve në shkencë, shpikjet shkencore të muslimanëve, ndikimin që pati shkenca islame në Lindje (me qendër në Bagdad) dhe në Perëndim (me qendër në Kordovë të Spanjës së sotme). Andaluzia e atëhershme i kishte dhënë një hapësirë shumë të madhe shkencëtarëve muslimanë duke themeluar në të njëjtën kohë institucione të mëdha për zbulime shkencore. Një paraqitje të bukur, autori në këtë libër i bën gjendjes në të cilën ndodheshin në atë kohë të krishterët europianë (Mesjeta e errët europiane) dhe bën një krahasim më qytetërimin që muslimanët kishin arritur të krijonin në Europë.
Shpresojmë që ky libër të tërheqë vëmendjen dhe të lexuesve shqiptarë të etur për shkencën në përgjithësi edhe për shpikjet (shkencën) islame në veçanti.

Temat e librit janë si më poshtë:

Historia e Shkencës Islame - 1
(Koha e Xhabir Ibn Haijan)
“Gjysma e dytë e shekullit të tetë”

Historia e Shkencës Islame - 2
(Koha e Al-Harizmit)
“Gjysma e parë e shekullit të nëntë”

Historia e Shkencës Islame - 3
(Koha e Al-Razit)
“Gjysma e dytë e shekullit të nëntë”

Historia e Shkencës Islame - 4
(Koha e Al-Mas’udit)
“Gjysma e parë e shekullit të dhjetë”

Historia e Shkencës Islame - 5
(Koha e Abu-l-Vafa)
“Gjysma e dytë e shekullit të dhjetë”

Historia e Shkencës Islame - 6
(Koha e Al-Birunit)
“Gjysma e parë e shekullit të njëmbëdhjetë”

Historia e Shkencës Islame - 7
(Koha e Umer Khajjamit)
“Gjysma e dytë e shekullit të njëmbëdhjetë”

SHTOJCË

1. Dr. Monzur Ahmed - Ibn Sina - Mjeku i mjekëve
2. Xhemshid Ahtar - Kontributi shkencor i muslimanëve gjatë shekujve
3. Maksud Aftab - Ndikimi i Islamit në shkencë
4. Dr. A. Zahoor - Përkthyes të njohurive shkencore në Mesjetë
5. Paul Lunde - Shkenca në Andaluzi (Spanjë)
6. Paul Lunde & Zejn Bilkadi - Muslimanët dhe astronomia
7. Arti dhe arkitektura islame, marrë nga Enciklopedia Encarta, 2000
8. Ermal Bega - Prania e temave shkencore në shtypin islam

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Historia e Shkencës Islame
Bazuar në librin “Hyrje në Historinë e Shkencës” nga Xhorxh Sarton (e pajisur me foto dhe portrete), realizuar dhe përgatitur nga Prof. Hamid A. Ead
Autor: Xhorxh SARTON
Përktheu, plotësoi me shtojcë dhe përgatiti për botim: Ermal BEGA
Kopertina: ACFOS - Besnik HAMITI
ISBN 978-99956-646-7-1
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
Viti i botimit: 2009
Faqe: 194
Formati: A5
Botimi i parë

Çmimi i shitjes në librari: 800 lekë/6 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2009

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

PARATHËNIE

Xhorxh Sarton (George Sarton) duke i nderuar shkencëtarët muslimanë, në librin e tij “Hyrje në Historinë e Shkencës”, thotë: “Do të mjaftohem këtu duke përmendur një sërë emrash të lavdishëm, pa bashkëkohës ekuivalentë në Perëndim: Xhabir ibn Haijan, al-Kindi, al-Harizmi, al-Fargani, al-Riza, Thabit ibn Kurra, al-Batani, Hunain ibn Ishak, al-Farabi, Ibrahim ibn Sinan, al-Masudi, al-Tabari, Abu al-Vafa, Ali ibn Abbas, Abu al-Kasim, Ibn al-Xhazzar, al-Biruni, Ibn Sina, Ibn Jusuf, al-Kashi, Ibn al-Haitham, Ali ibn Isa al-Gazali, al-Zarkab, Umer Hajjami (Omar Khajjami), etj.
Nëse dikush ju thotë juve se Mesjeta ka qenë e varfër nga ana shkencore, përmendini atyre vetëm këta njerëz, dhe të gjitha lulëzimet (përparimet) e tyre brenda një periudhe të shkurtër kohore, 750-1100 e.s. (erës sonë)”.
Më 8 Qershor të vitit 632 e.s., vdiq profeti Muhammed (paqja dhe mëshira qoftë mbi të), duke kryer (përmbushur) detyrën e jashtëzakonshme të bashkimit të fiseve të Arabisë në një komb të fuqishëm e homogjen.
Ndërkohë, Persia, Azia e Vogël, Siria, Palestina, Egjipti, e tërë Afrika Veriore, Gjibraltari, dhe Spanja i ishin nënshtruar shtetit islam, dhe një qytetërim i ri ishte themeluar.
Arabët së shpejti asimiluan kulturën dhe njohuritë e njerëzve ku sundonin, ndërsa në ndryshimin e dytë - Persianët, Sirianët, Koptët, Berberët dhe të tjerët përvetësuan gjuhën arabe. Në këtë mënyrë kombësia e muslimanëve u përmbys, dhe termi arab mori më tepër një kuptim gjuhësor, sesa një kuptim të saktë etnologjik.
Menjëherë pas ngritjes së shtetit islam, arabët filluan të nxisin të mësuarit e të gjithë fëmijëve.
Shkollat, kolegjet, librotekat (bibliotekat), observatorët dhe spitalet ishin ndërtuar kudo në të gjithë shtetin islam. Ato kishin personel të përshtatshëm dhe ishin të pajisura.
Në të njëjtën kohë, dijetarët ishin të kërkuar në Damask e Bagdad, pa dallim kombësie apo besimi.
Dorëshkrimet greke ishin marrë në tërësi dhe ishin studiuar, ishin përkthyer dhe ishin pajisur me qëndrime të dijetarëve dhe me komentime sqaruese.
Të nxënit e mëparshëm, në këtë mënyrë, ishte mbushur me një forcë të re mendore, dhe liria intelektuale e njeriut të shkretëtirës nxiti kërkimin e diturisë dhe të shkencës.
Në ditët e para, më së pakti, muslimanët ishin kërkues të etur për dituri, dhe Bagdadi ishte qendra intelektuale e botës.
Historianët kanë konstatuar me të drejtë se shkolla e Bagdadit ishte karakterizuar nga një frymë e re shkencore.
Veprimi nga e ditura tek e paditura; nxjerrja e llogaritjeve të sakta të dukurive; mospranimi i asgjëje si të vërtetë e cila nuk ishte vërtetuar nga përvoja, ose e provuar me eksperimente, ishte e njëjtë me parimet themelore të mësuara dhe të miratuara nga mësuesit (mjeshtërit) e shkencave.

Xhoxh Sarton, në parathënien e tij, e ndan periudhën që nga gjysma e dytë e shekullit të tetë deri në gjysmën e dytë të shekullit të njëmbëdhjetë në:
. Koha e Xhabir ibn Haijan e cila përfshin gjysmën e dytë të shekullit të tetë
. Koha e al-Harizmit e cila përfshin gjysmën e parë të shekullit të nëntë
. Koha e al-Razit e cila përfshin gjysmën e dytë të shekullit të nëntë
. Koha e al-Masudit e cila përfshin gjysmën e parë të shekullit të dhjetë
. Koha e Abu al-Vafas e cila përfshin gjysmën e dytë të shekullit të dhjetë
. Koha e al-Birunit e cila përfshin gjysmën e parë të shekullit të njëmbëdhjetë
. Koha e Umer Khajjamit e cila përfshin gjysmën e dytë të shekullit të njëmbëdhjetë

LinkWithin

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...