Mirëseerdhët në Blogun e Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania Botime)

Monday, July 1, 2013

Bolshevism is a destruction for mankind

Booklets from "Albanian Center for Oriental Studies"
No. 1
(English edition)
___________________________________________

HAFIZ ALI KORÇA
Bolshevism is a destruction for mankind
BOLSHEVISM IS A DESTRUCTION FOR MANKIND

Të dhëna mbi librin:

Original title in Albanian: "Bolshevizma a çkatërimi i njerëzimit"
Translated from Albanian: Aida Guni
Reviser: Amela Bašović (Kuzmini)
Editor: Ermal Bega
Cover: ACFOS - Besnik Hamiti
Gjuha: Anglisht
ISBN 978-9928-4028-4-4
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
P.O.Box 8203
E-mail: acfos_albania@yahoo.com
Viti i botimit: 2012
Faqe: 36
Formati: A5

Botimi i parë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij libri nuk mund të kopjohet, të incizohet ose të transmetohet në asnjë mjet tjetër, qoftë të shkruar apo elektronike pa lejen e autorizuar me shkrim nga botuesi në shqip.

Çmimi i shitjes në librari: 300 lekë/2.5 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2012

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

PARATHËNIE
(në shqip)

Të nderuar lexues! Ky është libri i parë i botuar në gjuhën angleze nga "Qendra Shqiptare për Studime Orientale" (ACFOS-Albania), gjithashtu, është libri i parë i shkruar nga Hafiz Ali Korça i cili përkthehet në gjuhën angleze.
Sigurisht, ky libër botohet në anglisht duke iu dedikuar lexuesit të huaj anglishtfolës, i cili mund të marrë disa njohuri të sakta, nga personalitete shqiptare të kohës, të cilët kanë parë me sytë e tyre situatën në të cilën po kalonte bota, gjithashtu dhe shqiptarët (arnautët) si dhe Shqipëria pas ndarjes nga Sulltanati Osman.
Njësoj si shumë shtete në botë, ashtu edhe Shqipëria e sapo krijuar si shtet në fillim të shekullit 20, nëpërmjet disa të ashtuquajturve "atdhetarë" sollën në Shqipëri idetë e sapolindura komuniste bolshevike, në Rusinë cariste, nga çifuti Karl Marks, i cili kishte qëllim që të shkatërronte e të bënte çorap të gjithë popujt e botës me idetë e mbrapshta dhe destruktive të tij, duke i bërë banorët e atyre popujve robër të diktatorëve.
Hafiz Ali Korça, në broshurën të cilën e keni në dorë, bën fjalë pikërisht për këtë "re të zezë", dhe pasojat të cilat i mbart ajo.
Është për t’u vënë në dukje se Hafiz Ali Korça këtë libër për herë të parë e ka botuar në mars të vitit 1925, domethënë pak vite pasi ky sistem famëkeq u instalua në Rusi, dhe pak vite para se të instalohej fatkeqësisht dhe në Shqipëri, duke u munduar t’ju bëjë të qartë dhe shqiptarëve për farën e keqe e cila pritet të mbijë në Shqipëri.
Për këtë, ai flet qartë në poezinë që ndodhet në hyrje të këtij libri:

Bolshevizma s’pajton kurrë
Me dinin e Muhammedit
Çelët do ta kenë luftën
Gjer Ditën e Kijametit

Hafiz Ali Korça me këtë broshurë na ka dhënë një pasqyrë shumë të qartë me fakte dhe argumente të asaj se çfarë po ndodhte në botë në kohën në të cilën jetoi ai vetë, duke i paralajmëruar dhe shqiptarët për çfarë i priste.
Gjithashtu, ai këtu shfaq njohuritë e tij të gjithanshme, përveç atyre fetare si dijetar musliman që ishte, duke treguar personalitetin e tij të lartë dhe të jashtëzakonshëm,të cilin vetë diktatura e egër komuniste-ateiste që erdhi në Shqipëri u mundua ta eliminonte nga ndikimi i tij intelektual, fetar dhe atdhetar që kishte në popull. Në këtë kohë, deri në fund të jetës, atë e ndoqën shumë halle e vuajtje, duke i marrë dhe duke i djegur veprat e tij, duke e futur në burg, duke i internuar familjen, etj.
E lusim Zotin e Madhëruar që ta mëshirojë atë në botën tjetër, ndërsa veprat e tij të bëhen pishtar për jetën tonë!

Qendra Shqiptare për Studime Orientale
(ACFOS-Albania)
Ermal Bega
Drejtori ekzekutiv

No comments:

Post a Comment

Komentoni për këtë libër

LinkWithin

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...