Mirëseerdhët në Blogun e Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania Botime)

Saturday, January 28, 2012

Jusufi me Zelihanë

JUSUFI ME ZELIHANË

Jusufi me Zelihanë
Libri "Jusufi me Zelihanë", i shkruar nga dora mjeshtërore dhe në një mënyrë dhe stil të veçantë artistik nga Hafiz Ali Korça, përbën padyshim një nga thesaret e shkruara prej tij, dhe një nga stolitë letrare të letrave shqipe të fillimit të shekullit ’20 në Shqipëri. Më herët (në vitin 2006) janë ribotuar edhe dy libra të tjera po nga Hafiz Ali Korça, "Rubaijjati i Umer Khajjamit" i përkthyer në shqip nga origjinali persisht, dhe i cili është një kritikë ndaj përkthimit të Fan Stilian Nolit, si dhe libri "Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë", në të cilin tregon për gjendjen e Islamit, muslimanëve dhe shqiptarëve në përgjithësi në fillim të shekullit ’20. Në vitin 2006, kur dolën dy librat e parë, u shkruan dhe shumë artikuj nëpër gazeta, si në gazetën "Shekulli", "Shqip", "ABC" etj.
Historia kur’anore e profetit Jusuf a.s. me Zelihanë është një nga historitë më të bukura dhe më tërheqëse të Kur’anit të Shenjtë. Në gjuhën shqipe, kjo histori e treguar në prozë nga Hafiz Ali Korça, është padyshim një nga arritjet më të larta të letërsisë së shkruar shqipe, pavarësisht se u la në harresë nga sistemi komunist, si shumë libra të tjerë të Hafiz Ali Korçës e të shumë dijetarëve të tjerë muslimanë shqiptarë. Libra të tillë, që rizgjojnë traditën kulturore islame në Shqipëri, nuk do të vdesin kurrë, dhe shpresojmë që të vinë përsëri njerëz të tjerë të përgatitur si Hafiz Ali Korça e të tjerë si ai. Mendojmë që çdo lexues dhe studiues duhet ta ketë në dorë këtë libër.

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Jusufi me Zelihanë
Autor: Hafiz Ali KORÇA
Përshtati dhe përgatiti për botim: Ermal BEGA
Design & Layout: ACFOS - Ilir HOTI
ISBN 978-99956-646-1-9
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
E-mail: acfos_albania@yahoo.com
Viti i botimit: 2008
Faqe: 120
Formati: A5

Çmimi i shitjes në librari: 400 lekë/3 Euro

© Copyright i këtij përkthimi ACFOS-Albania, Tiranë 2008

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

No comments:

Post a Comment

Komentoni për këtë libër

LinkWithin

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...