Mirëseerdhët në Blogun e Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania Botime)

Monday, June 24, 2013

Damasku (Poezi të zgjedhura)

NIZAR KABBANI
Damasku (Poezi të zgjedhura)
DAMASKU

- Poezi të zgjedhura -

Përmbajtja

1. Dëshmoj
2. Libri i dashurisë
3. Çështje të vogla
4. Të dua shumë
5. Letër nga nën uji
6. Dashuri e pakufi
7. Natyra e burrit
8. E dashura ime
9. E dashura ime, ajo është ligji
10. Vesa me shiun
11. Kushtuar një mikeshe të re
12. Grua që ecën brenda meje
13. Puthja e parë
14. Lajmi më i bukur
15. Poezi kushtuar Belkises
16. Unë për ty
17. Poezi e papërfunduar në përkufizimin e dashurisë
18. Poezia e aktrimit
19. Poezia e trishtimit
20. Damasku, koncerti i ujit dhe jaseminit
21. Lexim në dorën e një gruaje të bukur
22. Fjalë
23. Dashuria, o e dashura ime
24. Festimi
25. Zemërohu
26. Zgjidh
27. Nëna ime
28. Ky është krimi
29. Fëmijët e gurëve
30. Kudsi

Të dhëna mbi librin:

Përktheu nga gjuha arabe: Roland VISHKURTI
Redaktor: Ermal BEGA
Korrektore letrare: Klodiana SMAJLAJ
Kopertina: ACFOS - Besnik HAMITI
ISBN 978-9928-4028-6-8
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
P.O.Box 8203
E-mail: acfos_albania@yahoo.com
Viti i botimit: 2012
Faqe: 112
Formati: A5

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij libri nuk mund të kopjohet, të incizohet ose të transmetohet në asnjë mjet tjetër, qoftë të shkruar apo elektronike pa lejen e autorizuar me shkrim nga botuesi në shqip.

Shënim: Kopertina e këtij libri është marrë nga një ndër shtëpitë e vjetra dhe të njohura të Damaskut, Bejt al-Uthman.

Çmimi i shitjes në librari: 400 lekë/3 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2012

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

HYRJE

Të dashur lexues!
Ky është vëllimi i parë me poezi nga poeti i mirënjohur arab nga Damasku, Nizar Kabbani, i botuar në gjuhën shqipe. Me këtë rast, Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania), ku si pjesë të projekteve të saj ka promovimin para publikut shqiptar të letërsisë orientale, ndërmori përgatitjen e këtij vëllimi me poezi të përzgjedhura nga ky autor, i cili konsiderohet si një ndër poetët më të njohur bashkëkohorë në mbarë botën arabe. Gjithashtu, vëllimet e tij me poezi janë përkthyer dhe në shumë gjuhë europiane e perëndimore, të cilat janë pritur shumë mirë nga lexuesit.
Disa poezi nga poeti Nizar Kabbani janë përkthyer edhe më herët në shqip, si p.sh. disa prej tyre janë përkthyer nga disa orientalistë nga Prishtina, ndërkohë në Tiranë, një kontribut të tillë ka dhënë revista kulturore-shkencore për studime orientale “URA”, e cila në disa numra të saj ka botuar disa poezi të tij, të përkthyera nga origjinali arabisht.
Titulli i këtij vëllimi me poezi u mendua të jetë “Damasku”, duke marrë shkas nga një prej poezive më të bukura të këtij autori, me titull “Damasku, koncerti i ujit dhe jaseminit”. Jo më kot përzgjodhëm këtë titull. Arsyeja kryesore ishte meqenëse vetë autori është nga Damasku, qytet të cilin ai e trajton në mënyrën më hyjnore të mundshme. Në poezinë me të njëjtin titull, autori e trajton atë poetikisht si qytetin e dashurisë, dhe me një romantizëm të theksuar e krahason në mënyrë figurative si një qytet në mes të një kopshti dhe lulishteje plot gjelbërim, lule, bimë aromatike, pemë e fruta, zogj të ndryshëm etj., duke e krahasuar atë nëpërmjet vargjeve poetike me Xhenetin në tokë. Në poezitë e tij, ai kryesisht i shkruan dashurisë së sinqertë, qyteteve si Damasku dhe Bejruti, qytetërimit dhe bukurisë karakteristike të Damaskut, natyrës etj., duke e bërë atë një nga poetët më të famshëm lirikë arabë. Në të njëjtën kohë, ai i shkruan besimit të tij fetar dhe gjendjes së vet shpirtërore bazuar në mësimet hyjnore.
Një falënderim i veçantë për përkthimin nga gjuha burimore arabisht të këtyre poezive të përzgjedhura nga poeti Nizar Kabbani, si dhe për përgatitjen me fusnota, i takon përkthyesit të mirënjohur tashmë të disa veprave të letërsisë orientale, më saktë asaj arabe, Roland Vishkurti. Me një entuziazëm dhe vullnet të madh, përveçse një hoxhë i mirë i cili kontribuon në komunitetet brenda dhe jashtë Shqipërisë, Roland Vishkurtiështë prej kohësh njëbashkëpunëtor i ngushtë i Qendrës Shqiptare për Studime Orientale. Më herët, ai ka përkthyer dhe disa vepra të tjera nga letërsia arabe, si p.sh. librin me aforizma “Dervishi i tha djalit të tij”, nga autori libian me origjinë shqiptare, Dr. Ali Mustafa El-Misrata, botuar në vitin 2011, si dhe studimin “Orientalizmi - Synimet dhe mekanizmat e tij” nga autori libian Dr. Muhammed Fet’hullah Ez-Zijadi, botuar në vitin 2012. Së shpejti, kjo qendër shpreson gjithashtu që të botojë dhe një libër të ri nga letërsia arabe, duke vazhduar më pas dhe me përkthimin në shqip të disa veprave nga gjuhë të tjera orientale, asaj persisht dhe turqisht.

Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
Ermal Bega
Drejtori Ekzekutiv

No comments:

Post a Comment

Komentoni për këtë libër

LinkWithin

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...