Mirëseerdhët në Blogun e Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania Botime)

Sunday, April 15, 2012

Kur'ani - Dr. Murad Hofmann

Dr. Murad HOFMANN

KUR'ANI
Kur'ani
PËRMBAJTJA

Falënderim
Hyrje
Shënime

Kur’ani si shkrim i shenjtë
Kur’ani si shpallje

Formimi i Kur’anit
Si nisi shpallja?
Kush ishte Muhamedi?
Muhamedi në Kur’an

Përmbledhja e Kur’anit
Kur’ani gjatë jetës së Profetit
Versioni standard i Kur’anit
Ajetet e munguara/Pikëpamja shi’ite
Vargjet satanike?
Ajeti i gurëzimit?
Ajetet e tepërta?
Botimet e hershme

Struktura e Kur’anit
Organizimet formale
Kapitujt, suret, ajetet
Emrat
Besmele
Rendi kronologjik
Periudhat
Renditja sipas gjatësisë
Organizim alternativ?
Organizimi sipas përmbajtjes
Temat kryesore
“10 Urdhëresat”
Analizat strukturore

Gjuha e Kur’anit
Bukuria poetike
Betimet dhe mallkimet
Alegoritë dhe metaforat
E hapura dhe e fshehta
Të veçantat e gramatikës
Të veçantat e gjuhësisë
Enigmat
Paimitueshmëria

I krijuar/i pakrijuar

Interpretimi i Kur’anit
Metodologjia
Kur’ani dhe Sunneti
Përkthimet e Kur’anit
Komentimet arabisht të Kur’anit
Komentimet jo-arabisht të Kur’anit

Kur’ani si një tekst ligjor
Sheriati
Parimet
Ixhtihadi

Bibla dhe Kur’ani
Lidhjet dogmatike
Lidhjet gjuhësore
Lidhjet e rëndësishme
Kundërshtimet

Kur’ani dhe shkenca
Kompetencë shkencore?
Parashikimet?

Shkenca dhe Kur’ani

Kur’ani dhe artet
Kaligrafia
Arkitektura
Recitimi

Marrëdhëniet me Kur’anin
Jeta e përditshme
Shkollat e Kur’anit

Literatura
Renditja kronologjike

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Kur'ani
Përktheu nga gjuha angleze: Ermal BEGA & Evis ÇITOZI
Kopertina: ACFOS - Besnik HAMITI
Radhitja kompjuterike: Arta TAHIRI
ISBN 978-9928-4028-2-0
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
P.O.Box 8203
E-mail: acfos_albania@yahoo.com
Viti i botimit: 2011
Faqe: 122

Formati: A5

Çmimi i shitjes në librari: 400 lekë/3 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2011

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

HYRJE

Kur’ani është një univers që flet.
Universi është një Kur’an i heshtur.
(Urtësi arabe)

Të pranosh që të shkruash rreth Kur’anit duket mendjelehtësisht e bukur për mua tani.
Dikush i cili paraqet një subjekt, a nuk duhet të pretendojë që e zotëron atë? Por kjo në rastin e Kur’anit është jashtë arritjeve të kujtdo.

Thuaj: “Nëse detet do të ishin bojë për fjalët e Zotit tim, në të vërtetë boja do të mbarohej përpara se të mbaronin fjalët e Zotit tim, edhe nëse Ne do të shtonim të njëjtën sasi (të bojës) përsëri”.
(18:109; si edhe 31:27)

Në fakt, dituria dhe hapësira jetësore e askujt mund t’i bëjë gjysmë rruge drejtësi këtij shkrimi të shenjtë. Edhe bashkëpunimi i zgjatur mes një ekipi të kualifikuar në gjuhën arabe, teologji, filozofi, histori, antropologji, psikologji, sociologji, letërsi, fizikë, dhe biologji nuk do të arrijë kurrë në përfundime finale, sepse Kur’ani mban oferta mprehtësisht të reja për çdo individ, çdo shoqëri, në çdo periudhë të re. Me fjalë të tjera: Asnjëherë Kur’ani nuk është pa lidhje.
Kështu mendohet se Paul Schwarzenau, një teolog protestant, e përjetoi Kur’anin si “një gur të çmuar, me faqe pambarimisht të mëdha, të ndriçuar nga brenda dhe të rrezatuar nga të gjithë drejtimet”. Ai pa se çdo segment i tij reflekton imazhe arketipike.
Sidoqoftë, jo çdokush gjen mundësi të lehta hyrjeje në këtë libër. Disa janë të pakënaqur nga ajo që ata i shikojnë si ndryshime tematike çrregulluese dhe të papritura - imazhet poetike, thirrjet morale, dhe udhëzimet praktike që shfaqen krahpërkrah. Si mund të përballesh me një tekst i cili është plot përsëritje dhe vazhdimisht i ndryshueshëm jo vetëm nga një çështje tek tjetra por gjithashtu edhe nga një person gramatikor (Unë, Ne, Ai) dhe një kohë gramatikore tek tjetra (e shkuar, e tashme, e ardhme)?
Nuk është çudi që Kur’ani nganjëherë provokon refuzime emocionale. Për shembull, poeti dhe mendimtari i madh gjerman Johann Wolfgang von Goethe (Gëte) e gjeti veten të tërhequr dhe të refuzuar nga ky libër. Në librin e tij West-Eastern Divan (Divani perëndimor-lindor) ai shkroi se ky (Kur’ani) është një libër të cilit “sa herë që i afrohemi, ai përsëri na neveritet neve por pastaj na magjeps, na mahnit, dhe në fund na imponon adhurimin tonë”.
Nuk mund të diskutojë dikush rreth Kur’anit pa ditur diçka rreth Muhamedit. Dhe askush nuk mund të diskutojë rreth Kur’anit e as rreth Muhamedit pa e prekur Islamin. Sidoqoftë, me aq sa është e mundur unë u përpoqa që ta kufizoj këtë hyrje ndaj vetë Kur’anit.
Sigurisht, unë nuk përpiqem që ta bëj të tepërt leximin e vetë Kur’anit. Në të kundërt, përmes këtij libri, Kur’ani duhet mbajtur vazhdimisht pranë.

Bonn, Verë 2005

Sunday, April 8, 2012

Islami - Dr. Murad Hofmann

Dr. Murad HOFMANN

ISLAMI
Islami
 PËRMBAJTJA

Falënderim
Hyrje
Shënime

Formimi i Islamit
Islami si fe botërore
Islami si fe monoteiste
Islami si fe e Ibrahimit
Islami si fe e shpallur
Një profet musliman
Arabia para Muhamedit
Misioni i Muhamedit
Muhamedi si qenie e përkryer
Origjina e Kur’anit
Autoriteti i Kur’anit
Përkthimet e Kur’anit

Teologjia islame
Besimi në Zot/Emrat më të Bukur të Zotit
Joshjet gnostike
Evolucion apo krijim
Besimi në engjëjt e Tij
Besimi në profetët e Tij/Profetët e vërtetë dhe të rremë
Vula e Profetësisë
I pamëkatë?
Besimi në shpalljet e Tij
Besimi në jetën pas vdekjes/Fillimi dhe mbarimi
Gabim i trashëguar?
Gabimi dhe falja
Parajsa dhe Ferri
Paracaktim apo vullnet i lirë

Adhurimi në Islam
Dëshmia e besimit
Rituali i faljes
Falja e xhumasë
Të falurit në arabisht
Agjërimi
Pelegrinazhi (haxhillëku) në Mekë
Taksa (Zekati)
Festat
Varrimi

Ligji dhe etika
Burimet ligjore
Normat kur’anore
Parimet e Kur’anit
Sunneti i Profetit
Jurisprudenca islame
Kategoritë morale
Të lejuarat/të ndaluarat
Të drejtat e njeriut
Ligji kundër misticizmit
Islami popullor
Misticizmi

Familja islame

Shteti islam
Ngritja e pengesave
Sistemi kushtetues
Sistemi ekonomik
Ekologjia
Mbrojtja
Minoritetet fetare
Minoritetet racore
Mbrojtja e kafshëve
Teokraci apo shekullarizëm?

Emërtimet islame
Përcaktimi i muslimanit
Islami shi’it

Historia islame
Zgjerimi i hershëm
Halifati i Damaskut dhe i Bagdadit
Debatet filozofike
Andaluzia
Kryqëzatat dhe pushtimi mongol
Perandoria Osmane
Rënia dhe kolonizimi

Islami sot
Pavarësia
Orientalizmi
Lëvizja islame/Fenomeni i modernitetit
Kushtet e lindjes
Skena bashkëkohore
Prirje për dhunë?
Islamofobia
Dialogu islamo-kristian

Institucionet dhe simbolet islame
Halifati
Funksionarët
Një Vatikan islam?
Organizatat ndërkombëtare
Organizatat islame në Europë dhe në Amerikën Veriore
Simbolet islame

Perspektivat
Kronologji
Literatura
Adresa

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Islami
Përktheu nga gjuha angleze: Ermal BEGA
Kopertina: ACFOS - Besnik HAMITI
ISBN 978-9928-4028-1-3
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
P.O.Box 8203
E-mail: acfos_albania@yahoo.com
Viti i botimit: 2011
Faqe: 138
Formati: A5

Çmimi i shitjes në librari: 400 lekë/3 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2011

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

HYRJE

Për të kërkuar njohuri të besueshme rreth Islamit në këto kohë të bën një përshtypje veçanërisht të madhe sepse ai është i vetmi religjion që po shtohet më shumë. Tashmë rreth 1.3 miliardë njerëz konsiderohen muslimanë, dhe ky numër po rritet në çdo minutë. Muslimanët padyshim që nuk gjenden më vetëm në 57 shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike (O.K.I). Sot nuk ka asnjë vend në botë pa praninë e disa muslimanëve.
Europa perëndimore, jugore dhe veriore përveç muslimanëve vendas tani është bërë shtëpia e rreth 15 milionë muslimanëve, kryesisht nga India, Pakistani, Bangladeshi, Somalia, Turqia, Afrika Veriore, Afrika e Zezë, Shqipëria, dhe Bosnja. Në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Suedi dhe Danimarkë, Islami është bërë religjioni i dytë, pas katolicizmit ose protestanizmit. Tashmë, ne mund të gjejmë 4 muslimanë në British House of Lords (Shtëpia Britanike e Lordëve)...
Në të njëjtën kohë, popullsia tradicionale islame në Europën Lindore - shqiptarët, boshnjakët, çeçenët dhe tatarët - po shkojnë nga një proces gjallërues i ri-islamizimit.
Po ashtu, edhe në Amerikë, pavarësisht nga ngjarjet tragjike të 11 shtatorit, Islami vazhdon të rritet në mënyrë dramatike. Dinamika e tij e jashtëzakonshme ndodh në sajë të ngrohtësisë fetare të muslimanëve afrikano-amerikanë (37.5%) dhe të përqindjes tepër të lartë të akademikëve muslimanë, kryesisht emigrantë indo-pakistanezë dhe popullatës arabe. Në qendrat rajonale të Islamit, si Los Anxheles, Detroit, Çikago, Nju Jork, dhe Uashington D.C., një në pesë mjekë tashmë është musliman. Në Amerikë, numri i xhamive është dyfishuar me më shumë se 1250 të tilla që nga viti 1990. Në vitin 2010 komuniteti musliman në SH.B.A. mund të arrijë në 10 milionë, që do të thotë 3% të popullatës së përgjithshme.
Muslimanët amerikanë krenohen me fituesin e parë të çmimit Nobel në shkencat natyrore, Dr. Ferid Murad (1998). Ata janë krenarë po ashtu edhe për faktin se specialistët muslimanë të kompjuterave kanë dhënë kontribute themelore për procesorin e INTEL Pentium III. Ata e konsiderojnë veten si mbrojtësit e fundit të vlerave morale të mbajtura fillimisht nga Baballarët Themelues të Federatës Amerikane. Dhe, siç është propozuar edhe nga libri “Dielli lind në Perëndim”, ata shpresojnë që përtëritja e nevojshme e Orientit musliman të frymëzohet me Oksidentin musliman.
Ka mjaft arsye për këdo për t’u përpjekur që të mësojë thelbësisht më shumë rreth Islamit si religjion dhe si qytetërim. Për të kuptuar muslimanët - besimin dhe shpresat e tyre - nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme sesa sot, në interes të paqes në vend dhe në arenën ndërkombëtare. Në fund të fundit, siç e ka vlerësuar edhe Johannes Rau, ish-presidenti i Gjermanisë Federale, “ne duhet të jetojmë me njëri-tjetrin, dhe jo kundër njëri-tjetrit.”
Çdo religjion i vërtetë është i karakterizuar nga: (i) një pikëpamje universale, (ii) format rituale të komunikimit me Zotin, (iii) rregullat etike dhe, (iv) institucionet dhe simbolet fetare. E njëjta gjë ndodh edhe me Islamin, një religjion i cili për 1400 vjet ka shërbyer si një çelës për të kuptuar realitetin dhe për të jetuar në harmoni me të.
Dhe tani, në këndvështrimin e diversitetit dhe pluralizmit të kësaj feje, dikush mund të dyshojë nëse është e mundur që të shkruhet në të vërtetë rreth Islamit dhe muslimanëve, një komunitet i largët nga të qenit i pandashëm. A nuk do të thotë Islam gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm në kohë të ndryshme? Mos ndoshta gjenden aq besime islame sa janë edhe besimtarë? Dhe cilin Islam po përshkruaj unë: Islamin Sunni apo dogmatizmin Shi’it? Misticizmin Sufist apo rreptësinë Vehabite?
Është e vërtetë se bota islame në të gjitha kohët e ka treguar dhe e ka vlerësuar diversitetin.
Muslimanët, gjithashtu, e kanë luftuar njëri-tjetrin në fushat doktrinore, ndonëse luftëra fetare të stilit europian (dhe të madhësisë së një lufte 30 vjeçare, (1618-1648) nuk kanë ndodhur kurrë ndërmjet tyre.
Megjithatë, pavarësisht nga mungesa e një Vatikani Islam, muslimanët e të gjitha moshave arritën që të ngjiten në bazat e tyre më të larta: Besimi i tyre në Njëshmërinë e Zotit, Librin e Tij, dhe Profetin e Tij nuk është kundërshtuar kurrë nga brenda dhe ka vepruar si një ngjitës kohor i plotë që e lidh Ummetin musliman së bashku.
Islami në këtë mënyrë nuk ka kaluar kurrë ndonjë krizë identiteti dhe, pas periudhës së rënies, gjithmonë ka gjetur burime të mjaftueshme të brendshme për ringjallje dhe rivendosje periodike. Edhe sot, kjo fe po tregon qartë konturet e saj klasike.
Kjo hyrje megjithëse është e pasur me të dhëna, është e ngjeshur në përmasa. Ajo mund të ndihmojë vetëm për të hapur derën për më shumë ëndje të rëndësishme, për të cilën mund të gjenden sugjerime në literaturë.
Një hyrje kaq e shkurtër nuk mund të pritet që të jetë shteruese. Por mund të pritet që të jetë e pavarur dhe e besueshme. Unë ju siguroj vërtet për një përshkrim të Islamit të shoqëruar me atë se me çfarë identifikohet shumica më e madhe e të gjithë muslimanëve.

Sunday, April 1, 2012

Dervishi i tha djalit të tij


Ali Mustafa EL MISRATI

DERVISHI I THA DJALIT TË TIJ
(letërsi arabe)

Dervishi i tha djalit të tij
Libri “Dervishi i tha djalit të tij”, me një kuptim kaq kuptimplotë, përmban disa këshilla të babait (dervishit, jo në kuptimin që përdoret rëndom dhe jo në mënyrë të drejtë), kundrejt djalit të tij, i cili nga kurreshtja e madhe për të mësuar për çështje të ndryshme të jetës si dhe për karaktere e personalitete të ndryshme njerëzish, i bën shumë pyetje babait të vet, duke kërkuar përgjigje. Fëmija, me një kureshtje të madhe, dëgjon me kërshëri dhe dëshirë të madhe përgjigjet që babai (dervishi), me një qetësi dhe durim të madh prindëror, ia jep djalit të tij.
Me libra të tillë me karakter këshillues, familjar etj., letërsia arabe është e mbushur plot, dhe ky libër në shqip është vetëm një pikë e atij oqeani të madh, por vlerën më të madhe përkthimit në shqip këtij libri me këshilla e aforizma të tilla, ia shton ajo se autori i tij është një shqiptar (arnaut) nga Libia.
Besojmë që ky libër do të jetë një shoqërues i mirë dhe i dobishëm për çdo lexues në përgjithësi, dhe për çdo prind në veçanti, duke mësuar një raport të veçantë në marrëdhëniet prind-fëmijë.

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Dervishi i tha djalit të tij

Përktheu nga gjuha arabe: Roland VISHKURTI

Redaktore gjuhësore: Klodiana SMAJLAJ

Korrektor letrar: Ermal BEGA

Kopertina: ACFOS - Besnik HAMITI

ISBN 978-9928-4028-3-7

Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS - Albania)
P.O.Box 8203
E-mail: acfos_albania@yahoo.com
Viti i botimit: 2011
Faqe: 60
Formati: A5

Çmimi i shitjes në librari: 300 lekë/2.5 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2011

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

Parathënia

Dy fjalë për lexuesin

Libri që kemi në dorë është një nga librat që, siç thotë edhe vetë autori, ka më shumë për zemër nga të gjithë të tjerët. Kjo jo për shkak të përmasave të tij, por sepse në të, autori na paraqitet si filozof, duke na kujtuar se filozofia përfshin thuajse të gjitha fushat e jetës dhe të qytetërimit njerëzor.
Përzgjedhja e këtij libri për ta sjellë në shqip nuk është bërë vetëm për arsyet që përmendëm më lart, por edhe për një fakt tjetër që është po aq i rëndësishëm sa dhe vlera e vetë librit, sidomos për kombin shqiptar të cilit vlerat njerëzore dhe kulturore nuk ia ngrejnë lart vetëm shqiptarët brenda kufijve natyrorë ku jetojnë e kanë jetuar për mijëra vite, por janë edhe ata shqiptarë të cilët kanë emigruar në Lindje e Perëndim gjatë periudhave të ndryshme historike. E, megjithëse kanë kaluar vite, dekada e shekuj, janë pasardhësit e këtyre emigrantëve të hershëm, që edhe pse disa prej tyre për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të ruajnë lidhjet me tokën e paraardhësve, ata nuk e kanë harruar origjinën e tyre. Një ndër këta personalitete është edhe autori i librit që kemi në dorë, prof. Ali El Misrati, një nga shkrimtarët dhe akademikët bashkëkohorë të kulturës arabe dhe libiane.
Herën e fundit që u takova me autorin, dhe kjo gjatë pushimit prej gati një çerek ore në një seminar që u mbajt në Tripoli*, mu dha rasti të bisedoja me të dhe t’i jepja atij një biografi të shkurtër rreth jetës së tij në gjuhën shqipe që e kisha përgatitur prej disa muajsh, dhe ai menjëherë me lëvizjet e tij të shpejta dhe të gjalla filloi të fliste dhe të më pyeste për shqiptarët. Natyrisht që u çudit kur unë i dhashë atë biografi të shkurtër që nuk i kalonte tetë faqe, megjithëse rreth nesh kishte dhe profesorë e studentë të tjerë pjesëmarrës në seminar. Kur i mori në dorë ato fleta më tha: "A e ke përmendur që origjina e gjyshërve të mi është nga Shqipëria?", unë iu përgjigja se megjithëse e di një gjë të tillë sepse më keni njoftuar në takime të kaluara, këtë aspekt nuk e kam gjetur të shkruar në asnjë burim që flet për jetën dhe veprën tuaj, dhe për këtë arsye nuk e kam shkruar këtë që ju përmendni. Atëherë duke buzëqeshur më tha: "Menjëherë shkruaje këtë që po dëgjon nga unë në biografinë time", dhe me zë të lartë që ta dëgjonin dhe disa të pranishëm që ishin aty pranë thirri: "E dini ju që gjyshërit e mi kanë qenë shqiptarë?" Edhe pse autori nuk e dinte saktësisht se nga cila krahinë e Shqipërisë vinte stërgjyshi i tij shqiptar, nga historitë që ai mbante mend dhe tregonte arrita të kuptoj që prejardhja e familjes së tij mund të ishte nga Çamëria, dhe autorit i vinte mjaft keq që ato pak shkrime dhe fotografi që tregonin prejardhjen e tij, i ishin djegur gjatë pushtimit të Libisë, në kohën kur dhe familja e tij emigroi për në Egjipt. Edhe pse nuk munda të gjej saktësisht origjinën e të parëve të këtij gjeniu të letrave arabe, ishin ato pak fjalë që më shtynë ta rishkruaj biografinë e tij, për shkakun e vetëm që të përmend atë që ai më kërkoi, se origjina e familjes së tij rrjedh nga Shqipëria, dhe se gjyshërit e tij të parë kanë qenë shqiptarë që emigruan në viset arabe, dhe kjo është një dukuri tashmë e njohur në historinë arabe ashtu dhe në atë shqiptare. Familje me origjinë shqiptare gjejmë jo vetëm në Libi, por thuajse në të gjithë vendet arabe si në Egjipt, Siri, Jordani, Liban, Palestinë, Tunizi, Sudan etj.
Kur ai flet për shqiptarët natyrisht që i njeh mjaft mirë personalitet shqiptare, dhe karakteristikat e popullit shqiptar, dhe me buzëqeshje ai thotë: unë nga babai jam me origjinë shqiptare, nga nëna me origjinë çerkeze, kështu që nuk është faji im që te unë janë bashkuar shkathtësia, zgjuarsia dhe kokëfortësia.
"Janë një popull i vjetër që kanë dhënë shumë, ka nxjerrë dijetarë e personalitete jo vetëm në lindje por dhe në perëndim, por në të njëjtën kohë është një popull që i është bërë shumë padrejtësi. Turqia shumë herë tregoi neglizhencë ndaj tyre, ndërsa arabët i harruan krejtësisht".
Ai nuk harron të përmendë dijetarë me origjinë shqiptare që kanë bërë famë në botën arabe, të cilët i ka takuar gjatë udhëtimeve të tij të shumta. Ai thotë që shumë prej tyre i njeh personalisht dhe i ka shokë e mban kontakte me ta. Ai përmend Sami Frashërin dhe Kamusin e Personaliteteve, libër të cilin ai ka shumë dëshirë ta përkthejë në gjuhën arabe. Për Sami Frashërin, i cili ka qenë edhe kryeredaktor i gazetës "Tarablus El Garb", gazeta e parë libiane, ai thotë: "Ai ka qenë me të vërtetë një dijetar i madh, ka qenë enciklopedi për kohën e tij, por për fat të keq ka autorë arabë që janë bazuar në veprën e tij Kamus el A'lam, por që nuk e përmendin një gjë të tillë".
Ai padyshim nuk mund të harrojë "burrin madhështor" siç e quan ai Muhamed Ali Pashën të cilin e përmend me një simpati të madhe, si dhe mjaft personalitete shqiptare për të cilët ai shpreson t'iu përkushtojë një ligjëratë për të treguar rolin e tyre në shërbim të përhapjes së kulturës islame në botë, dhe në të njëjtën kohë ai shpreh dëshirën e tij të madhe që një ditë t’i realizohet dëshira për të vizituar "Tokën Shqiptare" siç e quan ai me gjuhën e tij.
Dhe për t’ju rikthyer librit, nuk është çudi të shohim prof. Misratin t’i shkruajë këto rreshta me një gjuhë të thjeshtë, por edhe të ndërlikuar e kuptimplotë në të njëjtën kohë. Ai është përpjekur t’i paraqesë mendimet dhe përvojat e tij në formën e një dialogu ndërmjet babait, që është Dervishi, dhe të birit.
Përzgjedhja e titullit jo pa qëllim është bërë e tillë. Ndoshta, autori ka dëshirë që të kthejë në origjinë kuptimin e fjalës “dervish”, pasi në gjuhën e përditshme, ajo mund ta ketë humbur atë.
Në përdorimin e përditshëm popullor kjo fjalë përdoret për atë person i cili gjërat i kupton disi me vonesë, që në të njëjtën kohë merr dy kuptime; që i thuhet një njeriu që ia do të mirën por që nga pafajësia e tij nuk i kupton dhe aq shpejt gjërat, e si me përkëdhelje i thua "dervish", por në të njëjtën kohë përdoret për atë njeri që në shqip mund të quhet person i trashë e që nuk i kap gjërat si duhet.
Me gjithë këtë shumëngjyrim kuptimesh në përdorimin popullor të fjalës nëse ne iu referohemi fjalorëve gjuhësorë, do të shohim se fjala “dervish” rrjedh nga persishtja dhe ka më shumë se një kuptim. Në gjuhën e përditshme ajo do të thotë lypës, ndërsa në sofizëm, kjo fjalë tregon njeriun mistik, që bën jetë të thjeshtë e që i kushtohet meditimit. Disa i quajnë “rrotullues”, sepse ata rrotullohen gjatë adhurimit tradicional mistik, duke rrahur daullet. Gjithashtu, ka shumë njerëz që besojnë tek shenjtëria e dervishëve, sepse disa prej tyre pretendojnë se njohin të ardhmen dhe fatin e të tjerëve. Ndonëse të gjitha rrymat mistike pretendojnë se burimin e kanë nga feja islame, duhet të sqarojmë se këto pretendime nuk përputhen aspak me bazat e Islamit.
Në këtë libër, fjala “dervish” duke iu shmangur çdo kuptimi që kjo fjalë mund të ketë mbajtur ose mban ende mbi shpinë, nuk tregon veçse njeriun që jeton thjesht e në meditime dhe që ka vetëm një qëllim, të arrijë vlerat më të larta njerëzore, dhe për këtë arsye këtë dialog mund ta quajmë edhe si një përpjekje të autorit për të treguar rrugën drejt njeriut të përsosur.
Duke mos u zgjatur më tepër, shpresoj se gjatë leximit të këtij dialogu të shkurtër, do të mund të gjeni copëza të ngjashme me jetën dhe përvojën e çdonjërit prej nesh.

Roland VISHKURTI
Malmo-Suedi
Qershor 2011


* Seminari shkencor me titull "Tripoli dhe roli i tij në përhapjen e kulturës arabe-islame" mbajtur në Tripoli-Libi më 6-7 Shkurt 2008, ku ai u nderua me medaljen e artë nga Organizata Islame për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (ISESCO).

LinkWithin

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...