Mirëseerdhët në Blogun e Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania Botime)

Sunday, February 19, 2012

Hafiz Ibrahim Dalliu (Jeta dhe vepra)

HAFIZ IBRAHIM DALLIU
(Jeta dhe vepra)

Hafiz Ibrahim Dalliu (Jeta dhe vepra)
Libri biografik “Hafiz Ibrahim Dalliu (Jeta dhe vepra)” është libri i parë autorial nga autori Xhemal Balla. Më pas, profesori dhe pedagogu Xhemal Balla vijoi me shkrimin dhe botimin e disa librave të tjerë në lidhje me personalitete të ndryshëm dhe intelektualë të famshëm muslimanë të Tiranës, si për Hafiz Ibrahim Dalliun (Kur’ani dhe njeriu, I dhe II, komentim të veprës “Ajka e kuptimeve të Kur’ani Qerimit”, 2009), për jetën dhe veprën e Haxhi Hafiz Mahmud Dashin (2010), si dhe tani së fundi për jetën dhe veprën e Hafiz Mustafa Doracit (2011), të gjithë këta personalitete, dijetarë dhe intelektualë të mëdhenj muslimanë të Tiranës, të “harruar” për fat të keq në përgjithësi nga masa. Shpresojmë që figura të tjera të mëdha si këta që na janë ofruar në botim nga profesor Xhemal Balla, të pasohen me studime të tjera biografike qoftë nga ky autor ashtu dhe nga autorë e studiues të tjerë, për të nxjerrë në dritën e botimit personalitet e vjetër muslimanë shqiptarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Temat e librit janë si më poshtë:

Hyrje
1. Jeta e Hafiz Ibrahim Dalliut
2. Idetë dhe pikëpamjet patriotike e atdhetare të Hafiz Ibrahim Dalliut
3. Hafiz Ibrahim Dalliu mësues e edukator
4. Hafiz Ibrahim Dalliu shkrimtar, gazetar e publicist
5. Krijimtaria fetare e Hafiz Ibrahim Dalliut
- Kur’ani, Libër Hyjnor (Ajka e Kuptimeve të Kur’ani Kerimit)
- Mësime teorike dhe praktike të moralit islam
- E lemja dhe jeta e të madhit Muhammed
- Udha muhammedane
- Besimet e muslimanëve
- Hadithi Erbein
- Ç’asht Islamizmi
- Texhvidi
- Dhuntia e Ramazanit
- Libri i së falmes
- Degët e Imanit
6. Vlerësime e komente
- Refleksione shkencore të Dalliut në veprën “Ajka e kuptimeve të Kur’ani Kerimit”
- Interpretimi bashkëkohor i Kur’anit nga Hafiz Ibrahim Dalliu
- Kontributi i Hafiz Ibrahim Dalliut në historinë e kulturës dhe shkencës islame
Përfundim
Pjesë nga krijimtaria letrare e Hafiz Ibrahim Dalliut
Literatura e shfrytëzuar
Dy fjalë për autorin

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Hafiz Ibrahim Dalliu (Jeta dhe vepra)
Autor: Xhemal BALLA
Përgatiti për botim: Ermal BEGA
Redaktore: Lira MUSOLLARI
ISBN 978-99956-646-3-3
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
Viti i botimit: 2008
Faqe: 230
Formati: A5
Botimi i parë

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2008

No comments:

Post a Comment

Komentoni për këtë libër

LinkWithin

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...