Mirëseerdhët në Blogun e Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania Botime)

Friday, June 14, 2013

Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë

HAFIZ ALI KORÇA

ISH-KËSHILLTARI I MINISTRISË SË ARSIMIT
DHE ISH-ANËTAR E FETVA EMINI I KËSHILLIT TË NALTË TË SHERIATIT
Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë
SHTATË ËNDRRAT E SHQIPËRISË

Të dhëna mbi librin:

Autor: Hafiz Ali KORÇA
Përshtati dhe përgatiti për botim: Ermal BEGA
Kopertina: ACFOS - Besnik HAMITI
ISBN 978-9928-4028-7-5
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
P.O.Box 8203
www.acfos-albania.org
E-mail: acfos_albania@yahoo.com
Viti i botimit: 2012
Faqe: 114
Formati: A5

Botimi i parë, Tiranë 1924
Botimi i dytë, Tiranë 1944
Botimi i tretë, Tiranë 2006
Botimi i katërt, Shkup 2006
Botimi i pestë, Tiranë 2012

Të gjitha të drejtat e këtij botimi janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij libri nuk mund të kopjohet, të incizohet ose të transmetohet në asnjë mjet tjetër, qoftë të shkruar apo elektronike pa lejen e autorizuar me shkrim nga botuesi.

© Copyright i këtij botimi: ACFOS-Albania, Tiranë 2012

Çmimi i shitjes në librari: 500 lekë/3.5 Euro

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

PARATHËNIE

Shkaku q'u botua ky broshur vitin 1924 ç'ishte?
Për të biseduar reth shpëtimit të shtetit tonë nga grushti i çeliktë q'Italia tërthorthi donte të sundonte, në vitin 1923-1924 disa nga burat patriotë të naltë e mentarë të pajosur me ndjenja njerëzore e me ndërgjegje të pastra Kombëtare filluen të mblidhen në Tiranë në shtëpin e të ndjerit Abdi bej Toptanit.
Bisedimet si vazhduan disa dit, u vendos që të formohet një Kongresë në Lushnjë. Mirë po sipas gjëndjes së tmerçme t'asaj kohe në këtë mbledhë po të mos merte pjesë dhe i ndjeri Aqif pashaj me Abdi bejnë ngrehja e këti Kongresi ishte e pa mundur.Se asi kohej kjo rrugë ishte mbushur plot me topa e mitraliozë dhe kalimi ishte fort i rrezikçëm.
Pra medoemos duhej një fuqi e fortë edhe e shëndoshë se përndryshe rruga nuk zbërthehej dot. Disa nga anëtarët e kësaj mbledhës si Z. Ferid Vokopola q'ishte nga nisjativët më të fortë e më të flakët dhe Eshref Frashri e disa të tjerë m'u patnë vënë me të tepërtë që të mundohem e t'i kandëris këta burat e përmëndur me famë për me marë pjesë që të dy. Rahmet paçin pas disa fjalësh që rodhën në mes tonë, u kandërisnë dhe me një fuqi t'armatosur, rruga e Lushnjës burërisht nga ferrat ndaluse u çel. Nga ylematë dhe Mutesim Kliçi me Ismail Ndroqin janë përpjekur mjaft.
Asi kohej qi do të zgjidhej asambleja ndodhëshin dy parti edhe që të dy anët për me u bashkum me ta, veçanërisht m'u adresuan, por meqënëse un' e dinja sigurisht që si populli i Korçës ashtu edhe i qarqeve të saj do të më zgjithnin, nuk pashë nevojë fare bile për ta çpallur kandidatën, as q'e pashë t'arësyshme t'i pshtetem donjë partije.
Qëllimi im ka qenë që të delnja indipendent edhe të formonja një grup të veçantë që bashkë me shokët e minj ku ta shihnin të drejtën atje të votonim e jo të përpiqëshim për koltuqe. Pra kur më drejtoheshin që të dy palët, unë këto kondita i u qitnja përpara porse sevdaja e koltukut nuk i linte që të m'i pranonin konditat e mija.
Si kupëtohet edhe prej chlishes që po shënohet këtu poshtë me anën e një telegramit falco, qevërija ka luajtur këtë rol:
Mua s'më vjen keq prej ndërhyrjes të qeverisë sa më vjen keq prej tradhëtisë të një miku që më dolli qafë-qethur. Ky mik ishte në Tiranë dhe më pat vizituar apostafat për me i dhënë disa letra dyke e rekomanduar në miqt e minj si në Korçë ashtu dhe në qarqet e saj për t'i ndihmuar që të delte i fituarshëm në zgjedhjet edhe fundi fitoj.
Më vjen keq se i ndjeri mik pat marë në dorë telegramin falco dyke ia treguar zgjedhësvet të dytë në Pogradec edhe dyke i u thënë që: "Siç'e dini unë jam miku m'i ngushtë i Hafiz Aliut, por me hidhërim të math po ju them se ajy nuk po don të dalë deputet jah dhe telegrami që deklaron dorëheqjen e tij, pra votat mos i humbni kotë".

"Kendi elimle kesup jara virdigim kalem.
Fetvaji huni na hakkimi jazdi ibtida".

"Me atë kalem q'ia pata prerë me dorën t'ime dhe ia pata dhënë mikut ajy po me atë kalem sefte shkruajti fetvanë (vendimin e prerë) që të derdhet gjaku im i pa-fajshëm".

- Hutbeja e zgjedhjevet -

Para se bëhen zgjedhjet e asamblesë, meqënëse asi kohejndodhësha si i besushmi i fetvasë në Këshillin e Naltë të Sheriatit që përfaqësonte 800.000 veta, shpirtërisht isha i detyruar të shkruaj një deklaratë me emrin "Hutbeja e Zgjedhjevet". Kjo Hutbe për së shkurti përmbante këto: "Vëllazër muslimanë! Sot zgjedhja e asamblistavet është në dorët tuaj. Frikën, interesin flakeni prapa krahëvet. Për asamblist zgjithni ata që janë të zotët e punës, janë fetarë të drejtë, atdhetarë të vërtetë edhe trima që s'trëmben prej kujt. Ta dini se zgjedhjet do të shkojnë si një zinxhir, dhe atëherë si kabineti ashtu dhe gjithë nëpunësit nga ky brumi i pastër e i kullutë do të zgjidhen. Pejgamberi urdhëron:

"Idha vusside-l emru ila gajri ehlihi femadhiris-saate!"

D.m.th. "Kur i dorëzohet detyra ati që s'është i Zoti e s'meriton, atëhere prit shkatrrimin se shkollat dhe në Komunitetet fetare po u vendosnë të pazotët n'atë degë ka kopsitur kijameti".
P.sh. qoftë n'administratë, qoftë n'ushtërit, qoftë ndër shkollatnë komunitetet fetare po u vendosnë të pazotët n'atë degë ka kopsitur kijameti.
Pra në emrin e Sheriatit ju porosit të mos ndahi nga urdhëri i Zotit. Zoti ju ndihmoftë!"

1 Nëndor 1923

Nga anëtarët e Këshillit të Naltë
të Sheriatit, i besueshmi i fetvasë
professor

H. ALI

No comments:

Post a Comment

Komentoni për këtë libër

LinkWithin

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...