Mirëseerdhët në Blogun e Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania Botime)

Wednesday, January 25, 2012

Fjalor Bazë i Islamit

FJALOR BAZË I ISLAMIT

Fjalor Bazë i Islamit
Kohët e fundit, bibliotekës sonë islame dhe kulturore iu shtua dhe një libër i ri, tepër interesant dhe mjaft i dobishëm për besimtarët muslimanë në veçanti dhe për studiuesit në përgjithësi.
Libri "Fjalor Bazë i Islamit", siç tregohet dhe në fillim të tij, përmban mbi 1500 terma islame të cilat përdoren jo vetëm nga muslimanët por edhe nga jomuslimanët, arabë ose joarabë.
Autorja e librit është një studiuese angleze, e konvertuar në Islam, rreth të pesëdhjetave, dhe ky fjalor është i pari i llojit të vet që i ofrohet lexuesit shqiptar. Ai është mjaft i qartë, i përshtatshëm për hoxhallarët dhe studiuesit e Islamit, për studiuesit e gjuhësisë, për orientalistët, studiuesit e historisë, etj.
Në bazë të studimeve të saj mbi Islamin, autorja ka menduar të botojë vetëm këto 1500 terma islame, që nuk janë të vetmet, dhe prandaj e ka quajtur dhe librin e saj "Fjalor Bazë i Islamit". Ky fjalor është një pasuri gjuhësore dhe studimore për ata që duan të njohin më mirë disa nga termat islame që përdoren nga muslimanët dhe jomuslimanët, në Shqipëri e jashtë saj. E njëjta gjë gjendet edhe në Shqipëri, ku kemi një mori të gjerë termash me origjinë orientale, të cilat përbëjnë një pasuri shumë të madhe për gjuhën shqipe, duke ditur se ato janë rrënjosur thellë në të folurën e njerëzve. Gjithashtu, ky libër është mjaft i vlefshëm edhe për shumë muslimanë praktikantë të cilët nuk i njohin domethëniet e disa termave të cilat i përdorin gjatë riteve të tyre.

Të dhëna mbi librin:

Titulli në origjinal: A basic dictionary of Islam
Autor: Ruqaiyyah Waris MAQSOOD
Përkthyes: Ermal BEGA & Xhabir HAMITI
Redaktor gjuhësor: Ermal BEGA
Design & Layout: Ilir HOTI
ISBN 978-99956-646-2-6
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
E-mail: acfos_albania@yahoo.com
Viti i botimit: 2008
Faqe: 310
Formati: A5

Çmimi i shitjes në librari: 1000 lekë/8 Euro

© Copyright i këtij përkthimi Ermal BEGA & Xhabir HAMITI, Tiranë 2008

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

No comments:

Post a Comment

Komentoni për këtë libër

LinkWithin

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...