Mirëseerdhët në Blogun e Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania Botime)

Sunday, April 15, 2012

Kur'ani - Dr. Murad Hofmann

Dr. Murad HOFMANN

KUR'ANI
Kur'ani
PËRMBAJTJA

Falënderim
Hyrje
Shënime

Kur’ani si shkrim i shenjtë
Kur’ani si shpallje

Formimi i Kur’anit
Si nisi shpallja?
Kush ishte Muhamedi?
Muhamedi në Kur’an

Përmbledhja e Kur’anit
Kur’ani gjatë jetës së Profetit
Versioni standard i Kur’anit
Ajetet e munguara/Pikëpamja shi’ite
Vargjet satanike?
Ajeti i gurëzimit?
Ajetet e tepërta?
Botimet e hershme

Struktura e Kur’anit
Organizimet formale
Kapitujt, suret, ajetet
Emrat
Besmele
Rendi kronologjik
Periudhat
Renditja sipas gjatësisë
Organizim alternativ?
Organizimi sipas përmbajtjes
Temat kryesore
“10 Urdhëresat”
Analizat strukturore

Gjuha e Kur’anit
Bukuria poetike
Betimet dhe mallkimet
Alegoritë dhe metaforat
E hapura dhe e fshehta
Të veçantat e gramatikës
Të veçantat e gjuhësisë
Enigmat
Paimitueshmëria

I krijuar/i pakrijuar

Interpretimi i Kur’anit
Metodologjia
Kur’ani dhe Sunneti
Përkthimet e Kur’anit
Komentimet arabisht të Kur’anit
Komentimet jo-arabisht të Kur’anit

Kur’ani si një tekst ligjor
Sheriati
Parimet
Ixhtihadi

Bibla dhe Kur’ani
Lidhjet dogmatike
Lidhjet gjuhësore
Lidhjet e rëndësishme
Kundërshtimet

Kur’ani dhe shkenca
Kompetencë shkencore?
Parashikimet?

Shkenca dhe Kur’ani

Kur’ani dhe artet
Kaligrafia
Arkitektura
Recitimi

Marrëdhëniet me Kur’anin
Jeta e përditshme
Shkollat e Kur’anit

Literatura
Renditja kronologjike

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Kur'ani
Përktheu nga gjuha angleze: Ermal BEGA & Evis ÇITOZI
Kopertina: ACFOS - Besnik HAMITI
Radhitja kompjuterike: Arta TAHIRI
ISBN 978-9928-4028-2-0
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
P.O.Box 8203
E-mail: acfos_albania@yahoo.com
Viti i botimit: 2011
Faqe: 122

Formati: A5

Çmimi i shitjes në librari: 400 lekë/3 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2011

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

HYRJE

Kur’ani është një univers që flet.
Universi është një Kur’an i heshtur.
(Urtësi arabe)

Të pranosh që të shkruash rreth Kur’anit duket mendjelehtësisht e bukur për mua tani.
Dikush i cili paraqet një subjekt, a nuk duhet të pretendojë që e zotëron atë? Por kjo në rastin e Kur’anit është jashtë arritjeve të kujtdo.

Thuaj: “Nëse detet do të ishin bojë për fjalët e Zotit tim, në të vërtetë boja do të mbarohej përpara se të mbaronin fjalët e Zotit tim, edhe nëse Ne do të shtonim të njëjtën sasi (të bojës) përsëri”.
(18:109; si edhe 31:27)

Në fakt, dituria dhe hapësira jetësore e askujt mund t’i bëjë gjysmë rruge drejtësi këtij shkrimi të shenjtë. Edhe bashkëpunimi i zgjatur mes një ekipi të kualifikuar në gjuhën arabe, teologji, filozofi, histori, antropologji, psikologji, sociologji, letërsi, fizikë, dhe biologji nuk do të arrijë kurrë në përfundime finale, sepse Kur’ani mban oferta mprehtësisht të reja për çdo individ, çdo shoqëri, në çdo periudhë të re. Me fjalë të tjera: Asnjëherë Kur’ani nuk është pa lidhje.
Kështu mendohet se Paul Schwarzenau, një teolog protestant, e përjetoi Kur’anin si “një gur të çmuar, me faqe pambarimisht të mëdha, të ndriçuar nga brenda dhe të rrezatuar nga të gjithë drejtimet”. Ai pa se çdo segment i tij reflekton imazhe arketipike.
Sidoqoftë, jo çdokush gjen mundësi të lehta hyrjeje në këtë libër. Disa janë të pakënaqur nga ajo që ata i shikojnë si ndryshime tematike çrregulluese dhe të papritura - imazhet poetike, thirrjet morale, dhe udhëzimet praktike që shfaqen krahpërkrah. Si mund të përballesh me një tekst i cili është plot përsëritje dhe vazhdimisht i ndryshueshëm jo vetëm nga një çështje tek tjetra por gjithashtu edhe nga një person gramatikor (Unë, Ne, Ai) dhe një kohë gramatikore tek tjetra (e shkuar, e tashme, e ardhme)?
Nuk është çudi që Kur’ani nganjëherë provokon refuzime emocionale. Për shembull, poeti dhe mendimtari i madh gjerman Johann Wolfgang von Goethe (Gëte) e gjeti veten të tërhequr dhe të refuzuar nga ky libër. Në librin e tij West-Eastern Divan (Divani perëndimor-lindor) ai shkroi se ky (Kur’ani) është një libër të cilit “sa herë që i afrohemi, ai përsëri na neveritet neve por pastaj na magjeps, na mahnit, dhe në fund na imponon adhurimin tonë”.
Nuk mund të diskutojë dikush rreth Kur’anit pa ditur diçka rreth Muhamedit. Dhe askush nuk mund të diskutojë rreth Kur’anit e as rreth Muhamedit pa e prekur Islamin. Sidoqoftë, me aq sa është e mundur unë u përpoqa që ta kufizoj këtë hyrje ndaj vetë Kur’anit.
Sigurisht, unë nuk përpiqem që ta bëj të tepërt leximin e vetë Kur’anit. Në të kundërt, përmes këtij libri, Kur’ani duhet mbajtur vazhdimisht pranë.

Bonn, Verë 2005

No comments:

Post a Comment

Komentoni për këtë libër

LinkWithin

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...