Mirëseerdhët në Blogun e Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania Botime)

Sunday, April 8, 2012

Islami - Dr. Murad Hofmann

Dr. Murad HOFMANN

ISLAMI
Islami
 PËRMBAJTJA

Falënderim
Hyrje
Shënime

Formimi i Islamit
Islami si fe botërore
Islami si fe monoteiste
Islami si fe e Ibrahimit
Islami si fe e shpallur
Një profet musliman
Arabia para Muhamedit
Misioni i Muhamedit
Muhamedi si qenie e përkryer
Origjina e Kur’anit
Autoriteti i Kur’anit
Përkthimet e Kur’anit

Teologjia islame
Besimi në Zot/Emrat më të Bukur të Zotit
Joshjet gnostike
Evolucion apo krijim
Besimi në engjëjt e Tij
Besimi në profetët e Tij/Profetët e vërtetë dhe të rremë
Vula e Profetësisë
I pamëkatë?
Besimi në shpalljet e Tij
Besimi në jetën pas vdekjes/Fillimi dhe mbarimi
Gabim i trashëguar?
Gabimi dhe falja
Parajsa dhe Ferri
Paracaktim apo vullnet i lirë

Adhurimi në Islam
Dëshmia e besimit
Rituali i faljes
Falja e xhumasë
Të falurit në arabisht
Agjërimi
Pelegrinazhi (haxhillëku) në Mekë
Taksa (Zekati)
Festat
Varrimi

Ligji dhe etika
Burimet ligjore
Normat kur’anore
Parimet e Kur’anit
Sunneti i Profetit
Jurisprudenca islame
Kategoritë morale
Të lejuarat/të ndaluarat
Të drejtat e njeriut
Ligji kundër misticizmit
Islami popullor
Misticizmi

Familja islame

Shteti islam
Ngritja e pengesave
Sistemi kushtetues
Sistemi ekonomik
Ekologjia
Mbrojtja
Minoritetet fetare
Minoritetet racore
Mbrojtja e kafshëve
Teokraci apo shekullarizëm?

Emërtimet islame
Përcaktimi i muslimanit
Islami shi’it

Historia islame
Zgjerimi i hershëm
Halifati i Damaskut dhe i Bagdadit
Debatet filozofike
Andaluzia
Kryqëzatat dhe pushtimi mongol
Perandoria Osmane
Rënia dhe kolonizimi

Islami sot
Pavarësia
Orientalizmi
Lëvizja islame/Fenomeni i modernitetit
Kushtet e lindjes
Skena bashkëkohore
Prirje për dhunë?
Islamofobia
Dialogu islamo-kristian

Institucionet dhe simbolet islame
Halifati
Funksionarët
Një Vatikan islam?
Organizatat ndërkombëtare
Organizatat islame në Europë dhe në Amerikën Veriore
Simbolet islame

Perspektivat
Kronologji
Literatura
Adresa

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Islami
Përktheu nga gjuha angleze: Ermal BEGA
Kopertina: ACFOS - Besnik HAMITI
ISBN 978-9928-4028-1-3
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
P.O.Box 8203
E-mail: acfos_albania@yahoo.com
Viti i botimit: 2011
Faqe: 138
Formati: A5

Çmimi i shitjes në librari: 400 lekë/3 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2011

Për porosi dhe shitje me shumicë & pakicë ju lutem na kontaktoni me e-mail.

HYRJE

Për të kërkuar njohuri të besueshme rreth Islamit në këto kohë të bën një përshtypje veçanërisht të madhe sepse ai është i vetmi religjion që po shtohet më shumë. Tashmë rreth 1.3 miliardë njerëz konsiderohen muslimanë, dhe ky numër po rritet në çdo minutë. Muslimanët padyshim që nuk gjenden më vetëm në 57 shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike (O.K.I). Sot nuk ka asnjë vend në botë pa praninë e disa muslimanëve.
Europa perëndimore, jugore dhe veriore përveç muslimanëve vendas tani është bërë shtëpia e rreth 15 milionë muslimanëve, kryesisht nga India, Pakistani, Bangladeshi, Somalia, Turqia, Afrika Veriore, Afrika e Zezë, Shqipëria, dhe Bosnja. Në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Suedi dhe Danimarkë, Islami është bërë religjioni i dytë, pas katolicizmit ose protestanizmit. Tashmë, ne mund të gjejmë 4 muslimanë në British House of Lords (Shtëpia Britanike e Lordëve)...
Në të njëjtën kohë, popullsia tradicionale islame në Europën Lindore - shqiptarët, boshnjakët, çeçenët dhe tatarët - po shkojnë nga një proces gjallërues i ri-islamizimit.
Po ashtu, edhe në Amerikë, pavarësisht nga ngjarjet tragjike të 11 shtatorit, Islami vazhdon të rritet në mënyrë dramatike. Dinamika e tij e jashtëzakonshme ndodh në sajë të ngrohtësisë fetare të muslimanëve afrikano-amerikanë (37.5%) dhe të përqindjes tepër të lartë të akademikëve muslimanë, kryesisht emigrantë indo-pakistanezë dhe popullatës arabe. Në qendrat rajonale të Islamit, si Los Anxheles, Detroit, Çikago, Nju Jork, dhe Uashington D.C., një në pesë mjekë tashmë është musliman. Në Amerikë, numri i xhamive është dyfishuar me më shumë se 1250 të tilla që nga viti 1990. Në vitin 2010 komuniteti musliman në SH.B.A. mund të arrijë në 10 milionë, që do të thotë 3% të popullatës së përgjithshme.
Muslimanët amerikanë krenohen me fituesin e parë të çmimit Nobel në shkencat natyrore, Dr. Ferid Murad (1998). Ata janë krenarë po ashtu edhe për faktin se specialistët muslimanë të kompjuterave kanë dhënë kontribute themelore për procesorin e INTEL Pentium III. Ata e konsiderojnë veten si mbrojtësit e fundit të vlerave morale të mbajtura fillimisht nga Baballarët Themelues të Federatës Amerikane. Dhe, siç është propozuar edhe nga libri “Dielli lind në Perëndim”, ata shpresojnë që përtëritja e nevojshme e Orientit musliman të frymëzohet me Oksidentin musliman.
Ka mjaft arsye për këdo për t’u përpjekur që të mësojë thelbësisht më shumë rreth Islamit si religjion dhe si qytetërim. Për të kuptuar muslimanët - besimin dhe shpresat e tyre - nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme sesa sot, në interes të paqes në vend dhe në arenën ndërkombëtare. Në fund të fundit, siç e ka vlerësuar edhe Johannes Rau, ish-presidenti i Gjermanisë Federale, “ne duhet të jetojmë me njëri-tjetrin, dhe jo kundër njëri-tjetrit.”
Çdo religjion i vërtetë është i karakterizuar nga: (i) një pikëpamje universale, (ii) format rituale të komunikimit me Zotin, (iii) rregullat etike dhe, (iv) institucionet dhe simbolet fetare. E njëjta gjë ndodh edhe me Islamin, një religjion i cili për 1400 vjet ka shërbyer si një çelës për të kuptuar realitetin dhe për të jetuar në harmoni me të.
Dhe tani, në këndvështrimin e diversitetit dhe pluralizmit të kësaj feje, dikush mund të dyshojë nëse është e mundur që të shkruhet në të vërtetë rreth Islamit dhe muslimanëve, një komunitet i largët nga të qenit i pandashëm. A nuk do të thotë Islam gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm në kohë të ndryshme? Mos ndoshta gjenden aq besime islame sa janë edhe besimtarë? Dhe cilin Islam po përshkruaj unë: Islamin Sunni apo dogmatizmin Shi’it? Misticizmin Sufist apo rreptësinë Vehabite?
Është e vërtetë se bota islame në të gjitha kohët e ka treguar dhe e ka vlerësuar diversitetin.
Muslimanët, gjithashtu, e kanë luftuar njëri-tjetrin në fushat doktrinore, ndonëse luftëra fetare të stilit europian (dhe të madhësisë së një lufte 30 vjeçare, (1618-1648) nuk kanë ndodhur kurrë ndërmjet tyre.
Megjithatë, pavarësisht nga mungesa e një Vatikani Islam, muslimanët e të gjitha moshave arritën që të ngjiten në bazat e tyre më të larta: Besimi i tyre në Njëshmërinë e Zotit, Librin e Tij, dhe Profetin e Tij nuk është kundërshtuar kurrë nga brenda dhe ka vepruar si një ngjitës kohor i plotë që e lidh Ummetin musliman së bashku.
Islami në këtë mënyrë nuk ka kaluar kurrë ndonjë krizë identiteti dhe, pas periudhës së rënies, gjithmonë ka gjetur burime të mjaftueshme të brendshme për ringjallje dhe rivendosje periodike. Edhe sot, kjo fe po tregon qartë konturet e saj klasike.
Kjo hyrje megjithëse është e pasur me të dhëna, është e ngjeshur në përmasa. Ajo mund të ndihmojë vetëm për të hapur derën për më shumë ëndje të rëndësishme, për të cilën mund të gjenden sugjerime në literaturë.
Një hyrje kaq e shkurtër nuk mund të pritet që të jetë shteruese. Por mund të pritet që të jetë e pavarur dhe e besueshme. Unë ju siguroj vërtet për një përshkrim të Islamit të shoqëruar me atë se me çfarë identifikohet shumica më e madhe e të gjithë muslimanëve.

No comments:

Post a Comment

Komentoni për këtë libër

LinkWithin

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...